Futboll Sport

MIQESORJA VELLAZERORE/ Një tjetër gabim në mbrojtje, Kosova kalon në avantazh (VIDEO)

Po luhet në “Letzingrud” të Zyrihut, vëllazërorja mes Shqipërisë dhe Kosovës. Një sfidë tepër interesante në kuadër të përgatitjeve për Ligën e Kombëve.Në një stadium të mbushur plot me shqiptare të Shqipërisë dhe atë të Kosovës, skuadrat do të masin forcat për të parë dhe gjendjen aktuale në prag të Ligës së Kombëve. Panuçi ka zgjedhur të hedhë sot në fushë që nga minuta e parë dy debutuesit Ndoji dhe Guri, ndërsa Kosova vjen në këtij sfidë me një formacion sulmues.

 

Një gjë është e sigurt, sido të dalë rezultati, në fund do festojnë të gjithë shqiptarët. Një vëllazërore e vërtetë, ku nuk mund të mungojë spektakli. Fitoftë më i miri!

SHQIPËRI-KOSOVË 0-1

Zeneli 20′

20′ GOOOOOOL Kosova 0-1. Arbër Zeneli kalon në avantazh të tijët. Një tjetër gabim i mbrojtjes kuqezi. 

15′ Frederik Veseli bën një gabim trashanik në mesfushë dhe i jep mundësinë Dionis Avdiajt të dalë i vetëm përballë Bershës, por portieri kuqezi ka bërë të pamundurën, duke i mohuar golin Kosovës.

13′ Shpërthen Rashica në krahun e djathtë dhe provon me një harkim drejt zonës, por nuk arrin Murriqi.

4′ Aliti depërton bukur në krahun e djathtë ndaj Likës, por krosimi i tij në brendësi të zonës largohet nga Gjimshiti.

1′ Ka startuar takimi.

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Gjimshiti, Veseli, Lika, Ramadani, Qaka, Ndoj, Roshi, Guri, Cikalleshi.
Trajner: K. Panuçi

Kosova: Ujkani, Ismajli, Rrahmani, Aliti, Vojvoda, Shala, Halimi, Rashica, Avdijaj, Zeneli, Muriqi. Trajner: B. Shaland

Related posts

Talentet shqiptarë janë kthyer në mollë sherri, presidenti Vokrri ankesë në FIFA ndaj FSHF

Q.Autor

I HABIT TË GJITHTË/ Van Persie zgjedh fituesin e “Topit të Artë” 2020, Messi dhe CR7 jashtë podiumit

Delo.autor

“VITET MË KANË MËSUAR…”/ “Gardiani” Buffon jep kushtrimin e fortë tek Juventus

Delo.autor

Leave a Comment