Futboll Seria A Sport

PAS SHERRIT ME TRAJNERIN GASPIRINI/ Mesfushori Gomez drejt largimit nga Atalanta, ja destinacioni i mundshëm…

Alejandro Gomez ka prishur raportin me Atalanta dhe trajnerin Gasperini, ndaj divorci, që në janar, pritet të bëhet i pashmangshëm.

Ideja e një largimi të argjentinasit që prej 7 vitesh luan në Bergamo dhe është kapiten, filloi pasi raporti i “Papu” me trajnerin Gasperini u prish!

Lojtari dëshiron të qëndrojë në Itali në mënyrë që të mos humbasë ekipin kombëtar në funksion të Copa America.

Gomez zgjon interesimin e Milanit: kuqezinjtë po luftojnë me rinovimin delikat të Hakan Calhanoglu, por në rast të një prishje raporti, menjëherë mund të heqë dorë nga numri “10” për të afruar Alejandro Gomez.

Natyrisht, rroga është një tjetër çështje, pasi argjentinasi kërkon të paktën 4 mln euro për t’u transferuar, duke qenë se hoqi dorë nga më shumë kur erdhi oferta nga Katari në verë.

Pothuajse me siguri, ofertat që do të vijnë nga Kina do t’i kthehen dërguesit mbrapsht ashtu si ndodhi me Al-Nassr. Gomez do të dëshironte të lirohej nga Atalanta në mënyrë që të mos kushtëzohej në zgjedhjen e ekipit të tij të ardhshëm.

Papu Gomez rompe il silenzio dopo la lite con Gasperini: «Quando me ne  andrò saprete la verità»

Siç raporton Goal.com, në Evropë, Milan dhe PSG tashmë kanë bërë sondazhet e para, por gjithashtu Roma së shpejti mund të trokasë në derën e lojtarit në ditët në vijim.

Related posts

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Manchester United-Basaksehir. Rezultati 4-1

Delo.autor

ISH-YLLI I LIVERPOOLIT/ John Barnes: Shaqiri nuk duhet të jetë në formacionin bazë

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Atletico Madrid-Juventus. Rezultati 0-2

Delo.autor

Leave a Comment