Futboll Seria A Sport

Nuk arrihet marrëveshja mes UEFA-s dhe Milanit, kuqezinjtë rrezikojnë përjashtimin nga Europa!

Nga Nyoni i Zvicrës vjen një tjetër goditje e rëndë për Milanin. UEFA i ka thënë jo akordit me klubin kuqezi për të hyrë në parametrat e fair-play-it financiar pasi plani që u ka paraqitur Fassone nuk i ka bindur drejtuesit e UEFA-s që merren këtë cështje të cilët 15 dhjetorin e kaluar kishin refuzuar të nënshkruan një marrëveshje me Milanin.

Tashmë klubi kuqezi duhet të vuajë pasojat teksa deri në 15 qershor UEFA do të marrë një vendim. Milani rrezikon një gjobë të majme dhe një paralajmërim por drejtuesit e klubit milanez i druhen më të keqes që do të ishte një bllokim i merkatos ose një përjashtim i mundshëm nga edicioni i ardhshëm i Europa League.

Related posts

PAS FITORES NDAJ LUFTËTARIT/ Cungu: Kartoni i kuq na e vështirësoi misionin, morëm 3 pikë të domosdoshme

Isa.Autor

Pas Kamara, Teuta synon edhe “vëllain binjak”, Sidibe drejt Durrësit

Isa.Autor

TIFOZËT NË FESTË/ MILANI shumë PRANË kontratës me SUPER mesfushorin

Isa.Autor

Leave a Comment