Futboll Seria A Sport

Nuk bindi/ Milani mendon ta huazojë sulmuesin që e bleu për një shifër rekord

Milani mendon ta huazojë Andre Silvan për edicionin e ardhshëm. Sulmuesi i talentuar portugez, Andre Silva duket se do të largohet në fund të edicionit nga Milani.

Silva u transferua në Milan me shumë bujë pasi klubi italian pagoi 38 milionë euro te Porto për të.Por ai ka dështuar të tregojë vlerat e tij duke qëndruar më shumë në stolin rezerv.Rossonerët besojnë tek ylli i tyre i ri por fillimisht po duan ta dërgojnë në huazim për të fituar përvojë.Skuadra favorite për huazimin e lojtarit mbetet Wolverhampton Wanderers që ditë më parë ka siguruar rikthimin në Ligën Premier.

Wolves kanë në radhët e veta shumë lojtarë portugez dhe Silva mendohet se do të përshtatej mirë aty. Gjithsesi mediat italiane dhe ato angleze më parë kanë raportuar se edhe Arsenali mbetet e interesuar për Silvan.22-vjeçari ka shënuar vetëm dy gola në Serie A nga 23 ndeshje të luajtura, ndërsa në Ligën e Evropës ka shënuar tetë gola.

Related posts

“KËSHTU MBROHEN NGJYRAT KUQ E ZI”/ Reagimi emocionues i “Plisave” pas triumfit të Kombëtares (FOTO)

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Partizani-Teuta. Starton pjesa e dytë

Delo.autor

Shpërthen Salah: Kjo që po më bëjnë është një fyerje e madhe

Sadik.Autor

Leave a Comment