Futboll Sport

Nuk e grumbulloi Panucci/ Mesfushori i talentuar befason duke deklaruar se…

Alban Bushi dhe Kejdi Bare dolën sot në konferencë për shtyp para ndeshjes miqësore që do të zhvillojë Kombëtarja U-21 përballë Bosnje-Hercegovinës nesër në orën 19:00. Kapiteni i kombëtares “shpresa” u shpreh i kënaqur që është pjesë e skuadrës dhe aspak i mërzitur që nuk është nën urdhrat e Christian Panucci-t në kombëtaren e madhe.

“Për mua është njëlloj si kombëtarja U-21 dhe kombëtarja A, shkallët ngjiten me rradhë”, tha lojtari i Atletico Madrid. “Në ekipin përfaqësues janë afruar futbollistë të rinj, me të cilët do të ambjentohemi, kanë cilësi dhe kjo është diçka e mirë. Besoj dy vitet e fundit, kombëtarja U-21 ka rritje në cilësi dhe po i shërben kombëtares A”.

Sa për ndeshjen e nesërme dhe dy të tjerat kundër Bjellorusisë, Bare u shpreh: “Natyrisht çdo ndeshje është ë rëndësishme, si miqësoret si ndeshjet zyrtare, ne do të japim maksimumin që të arrijmë një fitore në miqësoren e pare”.

Ndërsa trjnaeri Alban Bushi nuk e fsheh synimin e tij, kualifikimin e skuadrës në eliminatoret e radhës të Kampionatit Europian. “Në eliminatoret e rradhës pavarësisht se kemi ende ndeshje për të zhvilluar, me eksperiencën e fituar do të synojmë kualifikimin. Sa i përket ndeshjes së parë miqësore që kemi nesër ndaj Bosnje-Hercegovinës kemi të bëjmë me nje kundërshtar relativisht të fortë. Na vlejnë këto përballje për tu përmirësuar në vijimësi ndaj kemi afruar futbollistë të rinj me cilësi shumë të mira”, tha Bushi.

Ish-bmberi i kombëtares gjithashtu vlerësoi edhe faktin që lojtarët e U-21 pëlqehen dhe grumbullohen në kombëtaren e madhe. “Kemi marrë shumë futbollistë të rinj, kemi rinovuar 90% të skuadrës. Përzgjedhja që ne kemi bërë është e mirë, fakti që ekipi kombëtar ka grumbulluar Selmanin, kjo tregon cilësinë, është bërë një punë e mirë nga i gjithë stafi i ekipit kombëtar. Kemi shumë lojtarë të talentuar që trajneri Panucci i ka në vëzhgim dhe do t’i afrojë në përfaqësuesen A”.

Përveç sfidës së nesërme ndaj Bosnje-Hercegovinës, Shqipëria U-21 do të luajë edhe dy miqësore të tjera kundër Bjellorusisë më 5 dhe 8 qershor. Të tre takimet do të zhvillohen në “Elbasan Arena” në orën 19:00.

Related posts

Bordeaux refuzon ofertën marramendëse të Interit për brazilianin Malcolm 

Sadik.Autor

EIBAR-BARCELONA/ Gafa e Messit përballë portierit, “jashtëtokësori” e tepron (VIDEO)

Delo.autor

Flamurtari shpall lojtarin e ndeshjes me Teutën, por nuk është…futbollist (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment