Basketball Sport

Warriors shkatërrojnë Rockets dhe bëhen gati për finalen e madhe (VIDEO)

Golden State Warriors përmbysën disavantazhin prej 17 pikësh dhe arritën të mundnin Houston Rockets 115-86 në një përballje mjaft të luftuar të shtunën. Kampionët në fuqi e çuan në 3-3 rezultatin e përballjeve në playoff-in e Konferecës së Perëndimit, duke përgatitur kështu terrenin pë një finale të madhe të hënën në Houston.

Klay Thompson shënoi 35 pikë, Stephen Curry 29 dhe Kevin Durant 23, për t’i dhënë “Luftëtarëve” fitooren e merituar. Tani ata synojnë pjesëmarrjen për herë të katërt radhazi në finalen e NBA, ndërsa Houston nuk ka arritur aty që prej vitit të largët 1995.

Ekipi teksan i James Harden e nisi mjaft mirë ndehsjen, duke kryesuar 39-22 në periodën e parë, ndërsa ylli i skuadrës së mbylli takimin me 32 pikë të shënura, 9 pasist dhe 7 topa të fituar në tabelë. Por Golden State arriti të mblidhte veten në mbrojtje dhe e blloko kandidatin për MVP të sezonit, duke e lejuar të shënonte vetëm 10 pikë në pjesën e dytë, në të cilën Warriors shkatërruan Rockets 64-25.

Megjithatë, Harden tha se skuadra e tij ka besim se mund ta fitojë këtë përballje. “E dimë se çfarë duhet të bëjmë dhe kemi besim. Kemi vetëm një mundësi dhe duam ta shfrytëzojmë”. Edhe shënuesi më i mirë i Warriors, Thompson këmbëngul që fitorja i përket skuadrës së tij: “Nëse përqendrohemi mirë dhe e zbatojmë me përpikmëri planin që kemi, atëherë kam besim maksimal te kjo skuadër”.

Fituesit e kësaj përballjeje në Perëndim do të luajnë kundër Cleveland Cavaliers ose Boston Celtics në finalen e madhe të NBA. Edhe playoff-i i Konferencës së Lindjes është i bllokuar në rezultatin 3-3 dhe finalisti do të vendoset të dielën.

Related posts

Ndryshime drastike në kontratat e lojtarëve te Flamurtari, Idrizi vendos kushtet…

Sadik.Autor

Milan i ofron një kontratë 3-vjeçare mesfushorit të Manchester United

Sadik.Autor

NBA, Golden State bie në Houston/ Vendimtar Chris Paul

Sadik.Autor

Leave a Comment