Futboll Sport

Nuk i pagoi 100 milionët Muzakës, Tiranës i hiqen 3 pikë nga klasifikimi

Përfundimi i afatit kohor për të shlyer detyrimin prej 100 milionë lekësh të vjetra karshi ish-futbollistit të saj, Gjergji Muzaka, ka detyruar Komisionin e Disiplinës të marrë sot një vendim. Më konkretisht, është një dënim shtesë për klubin bardheblu, të cilit i hiqen 3 pikë nga renditja aktuale, në Kategorinë e Parë.

Sidoqoftë, ky vendim nuk e rrezikon ngjitjen në Superiore sezonin e ardhshëm, sepse ka diferencë të ndjeshme pikësh me Bylisin e vendit të dytë (13 pikë). Por, rreziku qëndron mbi 24 herë kampionët e vendit, sepse, nëse nuk e shlyen Muzakën pas një afati të dytë, atëherë do t’i hiqen 6 pikë të tjera nga renditja.

Ja vendimet për rastin “Muzaka”
Komisioni i Disiplinës
* Pranimin e kërkesës së lojtarit Gjergji Muzaka. Detyrohet K.F Tirana të ekzekutojë vendimin Nr.1, datë 23.01.2017 të DHKZK brenda një afati 30-ditor, duke nisur nga data e shpalljes së vendimit. Paralajmërohet KF Tirana se, me kalimin e afatit 30-ditor, do të merren masat përkatëse në bazë të Kodit të Disiplinës Sportive.

Dhoma Kombëtare e Zgjidhjes së Konflikteve (janar 2017)
1. Pranimin pjesërisht të kërkesës së paditësit, Gjergji Muzaka.
2. Zgjidhjen e kontratës me KF Tirana dhe lënien e lirë të lojtarit.
3. Detyrimin e KF Tirana, që t’i paguajë paditësit shumën prej 10.697.000 lekë.
4. Rrëzimin e pjesës tjetër të kërkesës.
5. Shpenzimet gjyqësore, në shumën 100.000 lekë, i kalojnë KF Tirana.

Related posts

DILEMA PËR TË ARDHMEN/ Futbollisti gjerman bëhet çështje tek Vllaznia

Delo.autor

SJELLJA SKANDALOZE E TIFOZËVE TË LAZIOS NDAJ HYSAJT/ Presidenti Duka: Vlerat e atij do të triumfojnë përballë…

Delo.autor

“KARIKON” KUQEZINJTË/ Qazim Laçi: Po fituam me Hungarinë, shtrohet rruga edhe ndaj Polonisë

F.autor

Leave a Comment