Futboll Seria A Sport

Nuk ndalen tifozët e Lazio-s, tjetër surprizë Kloop-it për eliminimin e Romës (FOTO)

Liverpool në gjysmëfinale të “Champions League” pati edhe gatishmërinë e Lazio-s për të mundur Roma-n. Skuadra italiane e drejtuar nga Inzaghi fillimisht i hapi dyert e qendrës stërvitore ekipit anglez, që të përgatitej në kushte sa më të mira për sfidën me verdhekuqtë.

Gjatë kësaj kohe tifozët e Lazio-s u treguan shumë mikpritës, duke shpalosur banderola mbështetëse për futbollistët e Liverpool në Formelo (qendrën stërvitore).

Tani që gjithçka ka mbaruar dhe Liverpool eliminoi Roma-n vijojnë surprizat për stafin e klubit anglez, konkretisht për trajnerin Jurgen Kloop. Pasditen e djeshme, trajneri gjerman ka marrë një fanellë të Lazios në hotelin ku skuadra e tij ndodhej.

Një rivalitet i madh mes dy ekipeve kryeqytetase të Italisë që ka lënë të befasuar edhe Kloop, i cili e shpreh qartë këtë në foton e shkrepur.

Related posts

PROVOKOJNË MEDIAT SERBBE/ Shaqiri dhe Lovren kanë festuar duke sharë para kamerës (VIDEO)

Delo.autor

KUPA E BOTËS/ Balerinat ndjekin ndeshjen me 1 celular, ja VIDEO që u bë virale

Sadik.Autor

“DRIDHET” PANKINA E SIMONE INZAGIT/ Ish-fituesi i Tripletës pranë stolit të Interi

F.autor

Leave a Comment