Futboll Sport

CHAMPIONS/ Bayern dhe super Lewa bëjnë detyrën, Manchester United kualifikohet falë dyshes CR7-Sancho

Janë mbyllur dy ndeshjet e para të javës së pestë të fazës me grupr te Champions League.

Manchester United është kthyer te fitorja pas shkarkimit të Ole Gunnar Solskjaer. Djajtë e Kuq kanë mundur 2-0 Villarreal-in në Grupin F dhe janë kualifikuar në 1/8-at.

Michael Carrick, i cili ka marrë përkohësisht vendin e norvegjezit, është trajneri i parë anglez që fiton ndeshjen e parë në drejtim të United (duke përjashtuar rikthimet) që nga Walter Crickmer në nëntorin e 1931.

Ka qenë një gol i të zakonshmit Cristiano Ronaldo në minutën e 78-të që i ka hapur rrugën fitores së anglezëve. United ka siguruar tri pikët në minutën e 90-të, me golin e Jadon Sancho.

Ky ka qenë goli i parë i anglezit për United që nga transferimi i tij në Old Trafford verën e kaluar për 85 milionë euro.

Portugezi është bërë lojtari i parë në histori që shënon në pesë ndeshjet e para të një klubi anglez në një sezon të Kupës së Kampionëve/Champions League (duke përjashtuar fazën kualifikuese).

Bavarezët, që e kishin siguruar kualifikimin, kanë siguruar edhe vendin e parë në Grupin E falë fitores 2-1 në fushën e Dinamos së Kievit.

Lewandowski (14′) dhe Coman (42′) kanë shënuar për gjermanët, ndërsa Garmash (70′) ka realizuar për ukrainasit.

Robert Lewandowski ka shënuar në të nëntë ndeshjet e fundit që ka luajtur në Champions, duke u bërë lojtari i parë që ka shënuar nëntë gola radhazi më shumë se një herë, duke e realizuar një gjë të tillë edhe në gushtin e 2020-ës.

Related posts

LIVE/ Derbi i Londrës: Mbyllet ndeshja Arsenal-Tottenham. Rezultati 3-1

Delo.autor

PËRPLASJA ME TIFOZËT “BADHEBLU”/ Reagon Realdo Fili: I kam kërkuar atyre që… (FOTO)

Delo.autor

Panucci afron një lojtar të ri në Kombëtare, mesfushori pret ftesën

Sadik.Autor

Leave a Comment