Futboll Sport

Odriozola: Real Madrid? Po mendoj vetëm për Botërorin!

​Odriozola e ka mendjen vetëm të Botërori, të bëjë paraqitje sa më të mirë – nuk po mendon për të ardhmen…

22 vjeçari, Álvaro Odriozola, është duke u monitoruar nga Real Madridi, që dëshiron të paguajë klauzolën 40 milionë euro për ta marrë mbrojtësin e djathtë nga Real Sociedadi.

Odriozola, që është thirrur nga Spanja për Botërorin e Rusisë, nuk ka dashur të flasë për spekulimet që e lidhin me kampionin e Evropës, duke thënë se po mendon vetëm për Kupën e Botës.

Në njëfarë mënyre, Odriozola as nuk i mohoi e as nuk i pohoi këto spekulime, duke dhënë kështu sinjale se gjithçka mund të ndodhë në merkaton e verës.

“E ardhmja? E ardhmja ime është tani këtu, në Kombëtare. Kam 22 vjet dhe është ëndërr të jem në Kupën e Botës. E ardhmja ime është në stërvitje nesër, jam i fokusuar vetëm në këtë”, tha Odriozola.

Related posts

Portieri i Teutës i shënoi Partizanit në sekondat e fundit

Q.Autor

Spekulimet se Messi u pagua në mënyrë joligjore, vjen reagimi i parë nga Barcelona

Q.Autor

Autogol i pashpjegueshëm në Suedi (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment