Futboll Ligue 1 Sport

Paris SG nis punën për të marrë sulmuesin e Juventus…

Paris Saint-Germain eksploron, studion idenë për të marrë Gonzalo Higuain. Në orën e fundit, klubi francez ka bërë një sondazh për “El Pipita”, krahas informacioneve të vazhdueshme që kërkojnë për Pjanic. Pavarësisht se është nën shënjestrën e “fair-play financiar”, PSG po kërkon informacione të nevojshme për të nisur bisedimet për blerjen e Higuain.

Nëse Juventus arrin marrëveshjen me Morata, atëherë nuk është për t’u përjashtuar përfundimisht ideja e kalimit të argjentinasit poshtë kullës Eiffel, atje ku duket se nuk ka më vend për Edinson Cavani.

Ndërkohë, Juventus po mendon për përforcimin e mesfushës. Emrat kryesorë në listën e “Zonjës së Vjetër”, janë ata të kroatëve të Real Madrid, Mateo Kovacic dhe Luca Modric. Alternativa është Bonaventura i Milan, ndërsa Emre Can do të vijë menjëherë pas finales në Kiev.

Juventus ka siguruar edhe shërbimet e Yunus Musah, talenti i lindur në vitin 2002 që luaj me Anglinë U-16, pavarësisht se ka lindur në Ganë.

Related posts

LIVE/ Starton sfida mes Irlandës dhe Gjermanisë

Delo.autor

LIVE/ Kukësi-Luftëtari, Zhbllokohet sfida. Limaj shënon super gol nga distanca (VIDEO)

Delo.autor

E JASHTËZAKONSHME/ Messi ka arritur një rekord të ri kundër Real Madridit

Sadik.Autor

Leave a Comment