Futboll Seria A Sport

SERIE A/ Elseid Hysaj: Fatin e titullit e vendosën gabimet e arbitrave

“të them të drejtën të gjithë besonim te titulli, pas ndeshjes së fituar në Torino ndaj Juventusit. Në atë mbrëmje treguam se ishim shumë më të mirë se kundërshtari, duke i mbyllur në gjysmëfushën e tyre bardhezinjtë. Gjithsesi, teksa shikonim një javë më vonë sfidën Inter-Juve, dhe ato gabime të arbitrave, u ndjemë shumë keq dhe humbëm besimin se mund të bënim përmbysjen e madhe. Mendoj se pikërisht ajo mbrëmje ishte vendimtare në përcaktimin e fituesit në luftën për titull”, deklaroi Hysaj.

Më pas mbrojtësi shkodran vlerësoi skuadrën e Napolit dhe tha se nëse do të qëndronin të gjithë, vitin e ardhshëm do të bënin edhe më mirë, për të mos I lënë gjërat për në javët e fundit.

“Jam shumë i bindur te cilësitë e lojtarëve të Napolit. Nëse vijojmë të qëndrojmë të gjithë, por edhe me ndonjë përforcim, besoj se vitin e ardhshëm do të bëjmë akoma më mirë, për ta fituar titullin sa më shpjet të jetë e mundur”, u shpreh Elseid Hysaj.

Related posts

SERIE A/ U dëmtua ndaj Napolit, Chiellini humbet derbin e Italisë

Sadik.Autor

KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE EUROPIANE/ Werder Bremen ka një surprizë për Rashicën

Delo.autor

E BUJSHME/ Dorëheqja e Elvis Plorit, klubi i Kastriotit merr vendimin për trajnerin

Isa.Autor

Leave a Comment