Futboll Seria A Sport

Juventusi i vendos kushte Barcelonës për Pjanic: Ja shuma që pretendohet për boshnjakun

Miralem Pjanic, mesfushori boshnjak i Juventusit, është në tregun e futbollit këtë verë. Sipas raporteve mediatike, Barcelona dhe Real Madridi kanë shfaqur interesin për të marrë shërbimet e futbollistit në fjalë. Mirëpo, Juventusi duket të jetë gatshi për ta shitur vetëm me një çmim, që e konsideron të përshtatshëm.

Në këtë kuptim, gazeta sportive italiane, “Tuttosport”, ka njoftuar në orët e fundit se Juventusi tashmë ka vënë një çmim për ish-lojtarin e Romës. Sipas të njëjtit informacion, bardhezinjtë nuk janë të gatshëm të negociojnë me askënd për transferimin e Miralem Pjanic për më pak se 80 milionë euro. Ky është çmimi, që aktualisht ka mesfushori boshnjak.

Pikërisht në Itali tregojnë se shitja e Pjaniç, për të cilin ka qenë e interesuar Barcelona, do të mundësojë në anën tjetër, te Juventusi, që të marrë shërbimet e Milikovic-Savic. Ky i fundit ka karakteristikat teknike dhe fizike që i duhen repartit ofensiv të skuadrës së Massimiliano Allgerit.

Deri më tani, Juventusi ka kërkuar të dërgojë një “foto” të qetësisë për lojtarët, ndërsa Beppe Marotta ka shtuar: “Nuk na mbetet gjë tjetër, veçse për t’i shitur ata që kërkojnë të largohen”. Shumë mirë, ky mund të jetë rasti i Miralem Pjanic.

Related posts

UKRAINË-SPANJË/ “La Roja” synon fitoren dhe të mbajë vendin e parë në grup (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Aguero: Harry Kane ka kualitetin për të luajtur te Real Madrid

Q.Autor

Historia e trishtë e portierit/ Kur ishte i vogël kulloste bagëtitë, sot luan në Botëror

Sadik.Autor

Leave a Comment