Boks Sport

Joshua: Nëse Haye fiton revanshin, jam gati të përballem me të

Anthony Joshua, kampioni i botës në peshat e rënda në boks, ka konfirmuar se është gati të përballet me një ish-kampion bote të kësaj kategorie si David Haye, nëse ky i fundit do të arrijë të fitojë sot në mbrëmje revanshin ndaj Tony Bellew. Kjo përballje do të zhvillohet në “O2 Arena” të Londrës. Haye e ka ftuar disa herë Joshua në duel dhe më në fund ka ardhue replika e kampionit aktual të peshave të rënda në boks.

Haye mund të duelojë me mua në çdo moment. Nëse ai dhe Wilder janë seriozë në ofertat e tyre, ata mund të përballen me mua në çdo moment, për mua ky nuk është një problem. Unë e di që Joshua dhe Haye mund ta mbushin plot një stadium prej 90 mijë vendesh si “Wembley”, u shpreh Anthony Joshua, që mban titujt kampionë bote në peshat e rënda në kategoritë IBF, WBA dhe WBO.

Por Joshua i ka vënë një kusht patriotit të tij. “Haye ka një test të vështirë ndaj Bellew, të dy janë boksierë të fortë në peshat e rënda. Nëse Haye do të fitojë dhe do të tregojë ndaj Bellew se është rikthyer boksieri i dikurshëm, atëherë mund të duelojë edhe ndaj mua”, deklaroi Joshua në faqen e tij zyrtare “Twitter”, duke motivuar kështu

Related posts

I KISHIN MUNGUAR SERIE A/ Fanella e tretë e PARMËS është një kryevepër (FOTO)

Isa.Autor

NUK MJAFTON CHRISTIAN ERIKSEN/ Inter nis luftën me “Zonjën e Vjetër” për Pogba, ja plani

Delo.autor

PARTIZANI “mburret” me mesfushën, heroi TELUSHI kalon te SKËNDERBEU: Të fitojë më i forti

Isa.Autor

Leave a Comment