Futboll Seria A Sport

“RËNDËSI KA QË JEMI ENDE NË KRYE, PËR MERKATON KEMI KOHË”/ Maldini: Lojtarëve i thashë se është mëkat që…

Paolo Maldini e mori me filozofi ndeshjen e djeshme pasi për kreun e Milanit nuk do të ndikonte. Drejtori është përqendruar më shumë te aspekti i jashtëm i takimit duke komentuar rritjen e kuqezinjve, merkaton, pa harruar edhe disa kujtime të tij në lidhje me betejat në fushë ndaj Juventusit.

NDESHJA – “Juvja luante për gjithçka ndërsa për ne ishte disi më e lehtë pasi sido që të shkonte ndeshja, e dinim që do të qëndronim ende në krye. Duhet të ruajmë qetësinë, sidomos pas kaq shumë dëmtimeve dhe të prekurve me COVID. Nuk po i them këto për justifikim sepse formacioni u bë dhe ata që luajtën dhanë më të mirën”.

MESFUSHA – “E vërtetë që kemi mungesa të rënda në mesfushë, por gatishmëria e gjithsecilit nga pjesa tjetër për t’u sakrifikuar është e lartë. Secili nga djemtë jep më të mirën edhe kur nuk i ka karakteristikat e duhura për të mbuluar një rol që ndoshta nuk i përket”.

PIRLO – “Andrean e përshëndes sikur ta kem ende shok skuadre. Ai mbetet miku, madje mund të them vëlla, përfshirë edhe rastet kur e përball si rival”.

E ARDHMJA – “Ideja jonë është që të rritemi e të bëhemi një ekip i fortë. Jemi ende të rinj dhe siguritë e këtij grupi nuk janë ende në lartësinë e duhur për të hapur cikle e për të imituar atë skuadër që fitoi shumë e për një kohë të gjatë”.

MERKATO – “Flitet shumë për lojtarë që vijnë e që ikin, por meritat për ecurinë tonë u takojnë atyre që janë pjesë e Milanit. Ne si drejtues do të ndërhyjmë vetëm nëse do të kemi realisht mundësinë për të përmirësuar organikën aktuale. Po bëjmë maksimumin”.

TË RINJTË – “Edhe pse jemi ekipi më i ri në Serinë A, po arrijmë rezultate dhe të gjithë kemi fituar besueshmëri në rolin tonë. Të punosh për Milanin nuk është e lehtë, sidomos për të rinjtë që e ndiejnë peshën e historisë. Kësaj i shtohen edhe ambiciet pasi djemtë tanë e kanë vënë re që klubi kërkon diçka më shumë dhe lojtarët po përgjigjen dukë dhënë më tepër”.

MILAN – JUVE – “Ndeshjet pa publik janë të ndërlikuara. Personalisht të gjitha ndeshjet kundër Juves i kam luajtur me tifozë dhe të gjitha kujtimet e mia lidhen me pjesëmarrjen e përkrahësve. Futbolli aktual është më pak emocionues dhe akoma më pak i prekur nga emocionet. Kur luajtëm ndaj Sëlltikut në Skoci, nuk kishim tifozë kundër dhe kjo ishte një avantazh për ne, por skuadrës i thashë që ishte një mëkat për karrierat e tyre të luanim në ‘Sëlltik Park’ pa tifozët rivalë”.

Related posts

VAZHDON TË JETË NË QENDËR TË VËMENDJES/ Mourinho rrëfim të pazakontë: Disa futbollistë thonë se unë jam…

Delo.autor

Mbërrin “kontrata e ëndrrave” për Ben Arfa

Sadik.Autor

“ZONJA E VJETËR” I VENDOSUR/ Juventusi në “garë” me dy klubet anglez për transferimin e Iscos në…

Delo.autor

Leave a Comment