Futboll Premier League Sport

Për Buffon vjen edhe një super-ofertë nga Premier League…

Manchester United ka hyrë në garë për të marrë portierin e Juventus, Gianluigi Buffon, në momentin që ka mësuar se italiani ka vendosur të largohet nga bardhezinjtë pas 17 vitesh, por nuk do tërhiqet nga futbolli.

Një numër klubesh në Europë janë interesuar për Buffon dhe duket se Paris është në avantazh për të marrë 40-vjeçarin, por në orët e fundit kanë hyrë në garë edhe United dhe Liverpool.

Gazeta italiane “Tuttosport” ka shkruar se Manchester United është takuar me menaxherin e Buffon duke marrë masa për një largim të mundshëm të David De Gea, duke i bërë një super-ofertë italianit.

Që nga viti 2015 është folur për një kalim të De Gea te Real Madrid dhe mendohet se vera e ardhshme do të jetë ajo e duhura. Kësisoj, deri në fund të majit, kur Buffon ka deklaruar të ardhmen e tij, “telenovela” vazhdon…

Related posts

5 trajnerët me mesataren e pikëve më të larta në Premier League, mungon…

Delo.autor

Tërbimi i Spalletti: “Ekipin virtual ta udhëheqin drejtuesit! Eder për Sturridge? Kush do t’i nxirrte gështenjat nga zjarri?”

Q.Autor

“MESI UTOPI…”/ Marota gënjeu njësoj edhe për Ronaldon. Afrimi i argjentinasit te Interi mund të bëhet realitet

Delo.autor

Leave a Comment