Bundesliga Futboll Sport

Salihamidzic thumbon Realin dhe tregon avantazhin e Bayern në merkato

Drejtori sportiv i Bayern Munchen, Hasan Salihamidzic, thotë se Real Madridi duhet ta blejë në heshtje Neymar, pasi kampionët e Bundesliga nuk kanë dëshirë të konkurrojnë për transferime të tilla të çmendura. Perspektiva e transferimit të brazilianit në kryeqytetin spanjoll sugjeron se tarifat e merkatos do të vazhdojnë të rriten, por Bayern nuk shqetësohet për këtë trend. Neymar u transferuar për 222 milionë euro në Paris Saint-Germain nga Barcelona verën e kaluar, por ky fakt nuk i shqetëson “Los Blancos” që janë gati ta risjellin në Spanjë ish-yllin e Santos.

Perspektiva e klubit spanjoll vazhdon trendin e Evropës për të thyer rekordet e transferimeve për të siguruar shërbimet e sulmuesit brazilian. Megjithatë ky fak nuk i shqetësohet drejtuesit e Bayern. Salihamidzic beson se ata mund të mbeten konkurues me skuadrat më të larta pa shpenzuar para të mëdha. “Unë nuk po bëj gjëra të tilla të çmendura, nuk mendoj se duhet të shkojmë në atë dimension”, i tha ai “Suddeutsche Zeitung”.

“Real duhet të blejë Neymar në heshtje, ne duhet të jemi të ndryshëm, ne duhet të planifikojmë për një kohë të gjatë më shumë se disa nga këto klube. Ata mund të ndikohen nga një performancë në Kampionati Botëror ose Kampionati Evropian dhe pastaj paguajnë shumë për një lojtar. Ne duhet të dimë më përpara se çfarë po bëjmë, duhet të jemi më të shpejtë”, tha Salihamidzic.

Ish-lojtari i Bayern dhe Juventusit vazhdoi të pranonte se gjigantët gjermanë mund të kenë nevojë të paguajnë një shumë të madhe në disa raste. “Mund të ndodhë që një lojtar do të na lërë për shumë para dhe pastaj do të duhet të riinvestojmë me shumë para në ekip, por do të ishte një përjashtim”, zbuloi drejtori sportiv. Bayern po kërkon të shtojë suksesin e titullit të Bundesliga këtë sezon me DFB Pokal, ndërsa përballen me Eintracht Frankfurt në finale.

Related posts

ZBULON SEKRETIN E MADH/ Presidenti i Barcelonës tregon bisedimet për Neymarin

F.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Inter-Lecce. Rezultati 2-0

Delo.autor

NGA VARFËRIA TEK “JOCKERI” NEYMAR/ Ja rrëfimi i karrierës së yllit të Premier League

Delo.autor

Leave a Comment