Futboll Premier League Sport

Klop kritikon Salahun: Mos të shoh më ta bësh këtë veprim…

Trajneri i Liverpulit, Jyrgen Klop, e ka paralajmëruar Mohamed Salahun që të mos provojë më të simulojë, por të rigjejë formën përpara finales së Champions-it më 26 maj. Pas 11 golave në 7 ndeshje, sulmuesi egjiptian nuk ka shënuar në 3 takimet e fundit. Lojtari më i mirë i vitit në Angli u pa i lodhur në humbjen e fundit ndaj Çelsit dhe në pjesën e parë u ndëshkua me karton të verdhë pas një kontakti minimal me Geri Kejhillin.

Gjyqtari Entoni Tejlor i nxori kartonin e verdhë për simulim. Por në të vetmin kampionat, simulimi ndëshkohet me pezullim, Klop i tërheq veshin yllit të tij: “Po, mendoj se ishte një simulim, apo jo? Ndoshta ai priti për kontaktin. Nuk jam i sigurt, por nuk është kjo ajo që dua të shoh dhe as ajo që ai duhet të bëjë. Por ajo ishte e dukshme. Nuk është diçka e drejtë”.

Bamirësia – 25-vjeçari ndërkohë vazhdon të tregojë zemrën e tij të madhe edhe jashtë fushës së blertë.

Kandidati për të fituar “Topin e Artë” nëse Liverpuli triumfon në finalen e Kievit, ka realizuar veprën e radhës humanitare për vendlindjen e tij: ka paguar 450 mijë dollarë për të ndërtuar një impiant për pastrimin e ujit në qytetin e tij të lindjes, Nagrig, e cila do t’u japë fund problemeve me furnizimin me ujë banorëve të zonës. Pak kohë më parë, ai ka financuar edhe ndërtimin e një spitali dhe shkolle në të njëjtin vend.

Related posts

PAS FITORES SË SUPERKUPËS/ Pjanic injoron Milan-in: Kjo finale largon çdo dyshim…(FOTO)

Delo.autor

KUSH IA KA DORËZUAR? Ish-dështimi i Barçës shpallet lojtari i muajit, dhënia e çmimit bëhet virale (VIDEO)

Delo.autor

ATALANTA PREK SËRISH CHAMPIONSIN/ Ja vlerësimi i mediave italiane për Gjimshitin

Delo.autor

Leave a Comment