Futboll Sport

Pirlo: Italia duhet të fillojë nga zero

Andrea Pirlo konfirmon se do të nisë kursin e trajnerit në shtator, dhe beson se Italia duhet të fillojë nga zero.

Ish-mesfushori ka luajtur mbi 100 herë për Italinë, duke fituar Kupën e Botës më 2006.

“Mancini është një trajner i rëndësishëm për kombëtaren,” shprehet Pirlo për RMC Sport.

“Ai duhet ta nisë nga zero me një entuziazëm të madh dhe duke u fokusuar te lojtarët e rinj që mund të ndihmojnë Italinë të rikthehet kompetitive.

“Për sa më përket mua, do ta nis kursin e trajnimit në shtator, dua të kem licencën se nuk i dihet asnjëherë.”

Pirlo ndalet të flasë edhe për ish-ekipin e tij Juventus.

“Shtatë titujt radhazi nuk më befasojnë. Mendoj se cikli mund të vazhdojë. Douglas Costa më pëlqeu shumë këtë vit. Pjanic po përmirësohet vit pas viti.”

Related posts

Igli Tare i revoltuar me tifozët: Le të rrinë në shtëpi më mirë

Sadik.Autor

NGATËRRUAN HIMNIN E SHQIPËRISË/ UEFA merr vendimin për Francën, ja dënimi

Delo.autor

PËSOI NJË KRISJE ME SHOQËRINË “SUNING”/ Ish-sulmuesi i Interit sulmon familjen Zhang: Nuk kanë paguar ende…

Delo.autor

Leave a Comment