Futboll La Liga Sport

ISHTE PRANË LARGIMIT/ BENZEMA “çmend” tifozët madrilen me deklaratën e fundit

Lopetegui “përkëdhel” Benzema, ndërsa ky i fundit i shkel syrin trajnerit të ri, duke premtuar të përmirësojë numrat e tij të këqinj të sezonit të kaluar. Sulmuesi francez dha një intervistë për mediat zyrtare të klubit, në të cilën foli për Lopetegui, objektivat për sezonin 2018-2019 etj.

Objektivat: “Ne duhet të vazhdojmë të fitojmë tituj, sepse këtu qëllimi është gjithmonë të fitojmë së bashku. Në një nivel personal, unë dua të bëj më mirë se sezonin e kaluar. Duhet të vazhdoj të punoj për të bërë më shumë histori në këtë klub”.

Para sezonit: “Ne po bëjmë shumë punë dhe mjaft mirë në këtë periudhë parasezonale. E dimë se duhet kryer një punë e vështirë, por është e mirë për pjesën tjetër të sezonit”.

Lopetegui: “Ne e dimë se ai është një trajner që pëlqen të ketë posedimin e topit. Trajneri, gjithashtu, ka një ndikim të madh në punën kur humbim topin, presionin pas humbjes së topit”.

Titujt: “Nuk e kisha imagjinuar gjithçka, që po arrij, por kam nënshkruar me këtë klub për të fituar tituj, për të arritur suksese dhe për të bërë shumë gjëra të bukura. E dija se do të kisha vite të vështira, por asgjë nuk ndodh kot, sepse është klubi më i mirë në botë. Jam shumë i lumtur”.

Related posts

FORMACIONI MË I MIRË DHE MË I DOBËT I SUPERIORES/ Spikatin “bomberat”, zhgënjejnë kampionët dhe kryeqytetasit

Delo.autor

BELGU PO SHKËLQEN/ Lampard TALLET KEQ me Hazardin: Është një lojtar i mirë, por…

Isa.Autor

Luftëtari në formë, gati për sprintin drejt Europës

Sadik.Autor

Leave a Comment