Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Raundi i parë eliminator 2018-2019, rreziku “Shkëndija” për Skënderbeun ose Kukësin

Skuadra e Kategorisë Superiore, pjesëmarrëse në Champions për sezonin 2018-2019 (Skënderbeu ose Kukësi, në varësi të vendimit që do të merret në KAS), mund të përballet me Shkëndijën e Tetovës që në raundin e parë eliminator të këtij kompeticioni. Pas përfundimit të kampionateve në Europë, tashmë skuadrat që do të marrin pjesën në këtë kompeticion janë ndarë në vazo sipas koeficientëve. Shkëndija e Tetovës është e para në vazon e dytë të raundit të parë eliminator për shkak të koeficientit më të ulët se kampionia e saposhpallur e Bosnjë Hercegovinës, Zrinjski Mostar, e fundit në vazon e parë, ku është përfshirë momentalisht Kukësi.

Në raundin e parë eliminator marrin pjesë 31 skuadra kampione si dhe dhe fituesja raundit paraeliminator, ku një nga katër ekipet me koeficientët më të ulët është edhe Drita e Gjilanit, kampionia e saposhpallur e Kosovës. Kuqezinjtë tetovarë në fakt janë kundërshtarët që do të dëshironin të shmangnin të gjitha skuadrat e vazos së parë. Mjafton të kujtojmë ecurinë e Shkëndijës së Tetovës në Europa League sezonin e kaluar (u eliminua nga Milani), për të kuptuar forcën e kësaj skuadre, që e mbylli sezonin në Maqedoni me triumf të dyfishtë, në kampionat dhe Kupë.

Vazo e parë

Ludogorets Razgrad

Celtic

APOEL

Legia Varsavia

Astana

Qarabağ

Sheriff Tiraspol

Malmö

Crvena Zvezda

Hapoel Be’er Sheva

Rosenborg

HJK

The New Saints

Videoton

Kukësi (Skënderbeu)

Zrinjski Mostar

Vazo e dytë

Shkendija Tetovë

Spartak Trnava

Dudelange

Valletta

Víkingur

Crusaders

Olimpija Ljubljana

Alashkert

Sutjeska Nikšić

Sūduva

Spartaks Jūrmala

Cork City

Flora Tallinn

Torpedo Kutaisi

Related posts

PO KALON NJË MOMENT “MAGJIK” NË LA LIGA/ Falcao dhe rituali special që solli shkarkimin e Koeman (VIDEO)

Delo.autor

INTER-BOLOGNA/ “Zikaltërit” kërkojnë vazhdimësinë e rezultateve pozitive (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

De Rossi nuk ka asnjë dyshim: Kjo Romë është e fortë, ne mund të fitojmë

Isa.Autor

Leave a Comment