Europa League Futboll Sport

Pjesa e parë/ Atlético më pranë finales, Arsenali e pëson në fund

Atlético Madrid afrohet edhe më shumë me finalen, pasi 45’ minutata e parë në “Wanda Metropolitano” u mbyllën me avantazhin e vendasve. Pak para fundit, Costa shfrytëzoi një rast të shkëlqyer duke mposhtur portierin e Arsenalit, Ospina. Ndeshja nisi keq për “Topçinjtë”, që pas 12’ minutash humbasin kapitenin Koscielny, i cili pësoi një dëmtim të rënd. Në vend të tij trajneri francez Arsène Wenger aktivizoi Chambers. Në këto minuta mungojnë rastet e rrezikshme, me të besuarit e Simeone, që mbrojnë mirë. Në minutën e 25’ Diego Costa ka një mundësi të mirë për të kaluar në avantazh Atlético Madrid, por vonohet dhe mbrojtja e Arsenalit largon rrezikun.

2’ minuta më vonë është francezi Lacazette, që ka një rast të volitshëm, por gabon fatalisht nga brena zonës. Në të 37’ Koke i afrohet golit me një goditje fluturimthi nga jashtë zonës, por sfera përfundon pak centimetra larg shtyllës. Një minutë më vonë është Griezmann, që merr një top pas ekzekutimit të një goditje dënimi dhe provon të befasoj portierin, por pa rezultat. Në minutën e fundit të shtesës vendasit kalojnë në avantazh  me anë të Costa. Pas një kundërsulmi, topi shkon te Griezmann, i cili pason për Diego Costa, që i vetëm përballë portierit nuk fal.

FORMACIONI ZYRTAR:

ATLETICO MADRID (4-4-2):Oblak, Godín, Giménez, Hernández, Gabi, Vitolo, Saúl, Koke, Partey, Diego Costa, Griezmann.

ARSENAL (4-3-2-1): Ospina, Nacho, Koscielny, Mustafi, Bellerín, Özil, Wilshere, Ramsey, Xhaka, Welbeck, Lacazette

 

Related posts

Chelsea gati 80 milionë paund për mbrojtësin e Napolit

Isa.Autor

U-16/ Kombëtarja e Mustedanagic kthehet me trofe nga San Marino

Sadik.Autor

Goditjet e lira i kishte si penallti/ Andrea Pirlo zgjedh 3 “pasardhësit” e tij

Sadik.Autor

Leave a Comment