Futboll Sport

Pjesa e parë/ Skënderbeu shumë i fortë, golat ”lumë” në Laç (VIDEO)

Një ndeshje e hapur në Laç, me raste nga të dyja anët, por me korçarët që iu afruan të parët golit dhe e arritën më anë të sulmuesit Ali Sowe, autor i dy golave madje. Kurbinasit shënuan me anë të Lulajt. Futbollisti nga Gambia arriti të shfrytëzonte një vertikalizim dhe i vetëm me Gentian Selmanin kaloi në avantazh Skënderbeun. Më parë ai kishte pasur mundësi të shënonte që në minutën e 16-të, por në të dyja rastet goditja e tij gjeti devijimin e portierit të kurbinasve dhe në momentin final ndërhyri mbrojtësi Fangaj, duke i hequr mundësinë e golit.

Reginaldo për kurbinasit vuri në vështirësi Shehin, që ndaloi sulmuesin e Laçit, ndërsa Uzuni brenda zonës nuk diti të gjejë rrugën e rrjetës, duke goditur jashtë kuadratit. Skënderbeu arriti të realizojë golin e dytë në të 39’ minutë, këtë herë pas një skeme në një goditje dënimi. Radas-Dita-Sowe dhe ky i fundit pranë portës nuk e kishte të vështirë të shënonte. Kurbinasit u futën sërish në lojë pas një goli të Lulajt në shtesë. 1-2 mbyllet pjesa e parë.

Kategoria Superiore – Java 32
E shtunë, më 5 maj 2018, ora 16:00

LAÇI – SKËNDERBEU 1-2
Shënues:
 Lulaj 45’ / Sowe 31’, 39’

Laçi: Selmani, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Shtubina, Lulaj, Lushkja, Kallaku, Nika, Uzuni, Reginaldo. Trajner: Gentjan Mezani

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Aliti, Abazi, Muzaka, Lilaj, Dita, Gavazaj, Sowe, James. Trajner: Ilir Daja
Gjyqtarë: Olsi Sokoli (Tiranë)

Karton i verdhë: Uzuni 38’

 

 

Related posts

Luhet ende Real Madrid-Juventus, të martën UEFA merr vendimin përfundimtar për Gianluigi Buffon

Sadik.Autor

Reagimet pas shortit të “Champions League” dhe detaje interesante të përballjeve

Q.Autor

NUK I BESON YLLIT GRIEZMANN/ Koeman i kërkon klubit të transferojnë yllin e Chelsea…

Delo.autor

Leave a Comment