Futboll Sport

Befason Lushnja me Pepën, zgjat vetëm 5 minuta avantazhi i Kukësit

Në stadiumin “Zeqir Ymeri” po luhet ndeshja e vlefshme për javën e 32 të Superligës mes Kukësit dhe Lushnjës.

 

Kukësi 1-1 Lushnja

 

33′ Guri/

Minutë pas minute

38′ GOOOOOL Lushnja 1-1. Pepa barazon rezultatin nga pika e bardhë e penalltisë.

33′ GOOOOL Kukësi 1-0. Bomberi Sindrit Guri ka kaluar në avantazh verilindorët.

22′ Zëvendësim i detyruar te Lushnja, largohet Prençi i dëmtuar, vendin e tij e zë Agim Meto. Qendërmbrojtësi Prençi dërgohet në Spitalin e Kukësit, pas një përplasje me Ethemin.

14’ Idrizi harkon një top në qendër nuk arrihet nga Guri dhe topi përfundon në rivënie fundore.

7′ Mundësi e artë shënimi për Kukësin me anë të Gurit, por sulmuesi nuk ka arritur të shënojë me kokë, topi është ndalur nga portieri Spaho.

5′ Kukësi ushtron presion dhe kërkon golin e avantazhit.

3′ Sefa ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj portierit Frashëri.

1′ Ka nisur takimi/ panorama sport

Kukësi do të luajë një ndeshje të lehtë sot në letër kundër Lushnjës të vlefshme për javën e 32 të Superligës.

Skuadra e drejtuar nga Pacult kërkon të blindojë vendin e dytë dhe të ruajë ecurinë pozitive në kampionat sisdomos pas fitores një javë më parë në Korçë kundër Skënderbeut.

Nga ana tjetër Lushnja nuk ka objektiva, por vetëm një javë më parë tregoi se duhet marrë seriozisht pasi ndali partizanin në një barazim 1-1.

Formacionet zyrtare

Kukësi: Frashëri, Zderic, Musolli, Hoxha, Rrumbullaku, Idrizi, Dzaria, Imami, Ethemi, Shkodra, Guri.

Trajner: Peter Pakult

Lushnja: Spaho, Magani, Prençi, M.Korreshi, Marku, Gava, Taullau, Pepa, Papa, Mone, Sefa. Trajner: Ilir Gjyla

Gjyqtar: Indrit Myrtja (Shkodër)

Related posts

MOMENTE TENSIONI/ Tifozët e Vllaznisë sulmojnë ultrasit e Teutës pas ndeshjes. Ndërhyn policia (VIDEO)

Delo.autor

Kërkesa të tepruara, ja pse Chelsea refuzoi Dzeko-n

Q.Autor

E BUJSHME/ Sulmuesi Aguero vendos të ardhmen, do të firmosë për gjigantin e La Ligas…

Delo.autor

Leave a Comment