Futboll Sport

Kamza dominon Luftëtarin, por jo rezultatin

Është mbyllur me rrjeta të paprekura pjesa e parë e sfidës më të nxehtë të javës së 32 të kampionatit të Kategorisë Superiore. Kamza dhe Luftëtari kanë ndarë 45 minutat e para në barazim pa gol, duke i lënë gjithçka pjesës së dytë. Kamza kërkon mbijetesën dhe një hap fals në fushën e vet mund t’i kushtojë shtrenjtë, gjithashtu dhe Luftëtarit që është i vendosur që të shkojë në Europa League në fund të këtij sezoni. Gjithçka mbetet për t’u parë në pjesën e dytë.

Pjesa e parë – Kamza u duk më e vendosur për të marrë rezultat pozitiv në fushën e saj dhe për të mos neglizhuar në asnjë sekondë të takimit. Që në minutat e para ekipi i Julian Ahamtajt u ngjit në vijën e sulmit, por që gjuajtjet drejt kuadratit munguan, kjo edhe për zotësi të mbrojtjes dhe portierit të bluzinjve.

Kombinimet ishin të sakta mes Fukuit, Idrizajt dhe Filit, por në fund gjuajtja finale ka munguar. Duhet theksuar se mungesa e Plakut në këtë përballje tregonte në pjesën e parë se Kamza vuante në sulm, sidomos kur edhe Raçiç nuk ishte në fushë.

Në 30 minutat e para të takimit Luftëtari edhe pse konkurron për Europën, sërish luajti në mbrojtje, duke mos tentuar kuadratin. Edhe në formacionin bluzi në këtë takim ka mungesa, ku Abazaj nuk ka zbritur në fushë, që do të thotë se Bregu e ka pasur të vështirë që të kombinojë.

Në minutën e 30 ka qenë japonezi Masato Fukui që ka kërkuar kuadratin e portës, por që në fund ka qenë një nga mbrojtësit e Luftëtarit që ka larguar topin në goditje këndi. Megjithatë, ekipi kamzali ishte më tepër superior në lojë kundrejt Luftëtarit që bëri mbrojtje të mirë gjatë gjithë minutave të para të sfidës. Madje, nuk kanë munguar as momentet e tensionit, por që kryesori Jorgji është treguar i duruar duke mos i ndëshkuar skuadrat.

KAMZA – LUFTËTARI 0-0

Kamza: Avdyli, Frashëri, Cukovic, Arrabal, Zguro, Zefi, Malaj, Idrizaj, Mehmeti, Fukui, Fili. Trajner: Julian Ahmataj

Luftëtari: Athanasopulos, Rapa, Jakovljevic, Beqiri, Demo, Ramadani, Aleksi, Liçaj, Rroca, Bregu, Shkurtaj. Trajner: Hasan Lika

Gjyqtar: Enea Jorgji (Elbasan)
Kartonë të verdhë: Liçaj 26’

Related posts

FINALJA EUROPA LEAGUE/ Ylli i Arsenalit nuk udhëton dot drejt Azerbajxhanit, ja arsyeja befasuese

Delo.autor

POLEMIKAT PËR LARGIMIN E MESFUSHORIT KROAT/ Akordi Real Madrid-Modric, merret vendimi për të ardhmen

Delo.autor

MADRILENËT KONTRADIKTORË/ Reali shkon në Afrikë, e detyron Kupa e Mbretit

Isa.Autor

Leave a Comment