Futboll La Liga Sport

TRANSFERIMET E BUJSHME/ Takim i fshehtë mes presidentëve të Barçës, PSG dhe…

Në Madrid u zhvillua një takim mes presidentëve të klubeve më të mëdha të Evropës, të cilët janë pjesë e shoqatës së klubeve evropiane. E përditshmja spanjolle “AS” publikoi një video, ku kreu i Barçës, Jose Maria Bartomeu, presidenti i PSG-së Nasser Al Khelaifi dhe ai i Juves Andrea Agnelli, të cilët u larguan nga i njëjti hotel, Gran Meliá Felix Hotel në mbasditen e së premtes

Sipas “AS” ka pasur takim mes presidentëve, ku Bartomeu dhe Al Khelaifi folën për transferimin e mundshëm në Katalonjë të Adrien Rabiot, i cili pëlqehet së tepërmi nga blaugranat. Ndërkohë që Ousmane Dembele prej kohësh ndiqet nga klubi parisien, e kështu është diskutuar për një shkëmbim të mundshëm.

Por Rabiot pëlqehet edhe nga Juventusi, e kjo shpjegon praninë e numrit 1 të klubit. Mesfushorit i përfundon kontrata në verën e 2019-ës dhe atij i është ofruar rinovimi nga klubi parisien. Por vetë lojtari ka refuzuar të firmosë kontatën e re, duke sjellë pakënaqësi te drejtuesit. Ata e kanë kërcënuar se ai nuk do të luajë gjatë gjithë sezonit nëse nuk rinovon, por mesfushori nuk ka ndryshuar qëndrim.

Ndërkohë parisienët janë gati të bëjnë një ofertë për Dembele-në, i cili u mor si zëvendësues i Neymar-it, por te katalanasit nuk ka dhënë atë që pritej. Kostoja totale e tij shkoi në 145 milionë euro. Te Barça janë në pritje të një oferte të kënaqshme nga PSG dhe nëse ajo vjen do ta lënë lojtarin të ikë.

Related posts

Ish kampioni i Europës sulmon ashpër Buffon: Nuk është në gjendje të luajë akoma

Q.Autor

E FUNDIT/ Pele i nënshtrohet një operacioni të komplikuar, ja gjendja shëndetësore e legjendës së Brazilit…

Delo.autor

MBI RIKTHIMIN E GRIEZMANN TEK ATLETICO/ Presidenti Cerezo ndez merkaton: Nuk përjashtoj asgjë

Delo.autor

Leave a Comment