Futboll Sport

Pjesa e parë/ Teuta përmbys Kukësin, Çyrbja shënon super gol

Teuta zhvilloi një pjesë të parë mjaft të mirë kundër Kukësit, duke e mbyllur në avantazh, edhe pse verilindorët ishin ata që kaluan të parët në avantazh. Çyrbja ishte një nga lojtarët më të mirë të bregdetarëve duke shënuar një gol me peshë. Kukësi e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme ndeshjen, duke kaluar në avantazh pas 16’ minutash lojë me anë të sulmuesit Guri, që shfrytëzoi një dalje të gabuar të portierit Shpëtim Moçka, duke e dërguar sferën në rrjetë. Gjithsesi gëzimi nuk zgjat shumë për miqtë, pasi Teuta barazoi ndeshjen me anë të mesfushorit Ardit Hila. Pas një kundërsulmi sulmuesi Amadu Latif, fitoi një penallti, të cilën e ktheu në gol elbasanasi Hila (21’).

Në barazim loja bëhet interesante me sulme dhe kundërsulme nga të dyja skuadrat. Vendasit janë ata që luajnë më mirë duke iu afruar golit me Latif dhe Çyrben, por si afrikani ashtu edhe kapiteni nuk janë efikas përpara portës. 3’ minuta përpara fundit kapiteni Arbër Çyrbja realizoi një gol të shkëlqyer pas një inkursioni personal në krahun e djathtë. Shijaksi fiton duelin me Rrumbullakun dhe afrohet drejt zonës së portierit, ku nuk e ka të vështirë të mposhtë portierin Frashri, edhe pse nga një pozicion tepër i vështirë duke e futur posht këmbëve të korçarit.

Teuta: Moçka, Gjeorgjevski, Shkalla, Bilali,Hakaj, Çyrbja, Hila, Hrkaç, Lajthia, Kruja, Latif. Trajner: Gentian Begeja.

Kukësi: Frashëri, Zderiç, Shameti, Alla, Rrumbullaku, Musolli, Imami, Idrizi, Shkodra, Ethemi, Guri. Trajner: Peter Pakult

Related posts

Xherdan Shaqiri kërkohet nga tre klube në Premier League

Sadik.Autor

SHORTI I ELIMINATORËVE TË 2020/ Shqipëria në grupin e “FERRIT”, peshkon kundërshtarët e frikshëm

Isa.Autor

SARRI DREJT STOLIT TË ROMËS/ Një tjetër futbollist i Kombëtares pritet t’i bashkohet skuadrës kryeqytetase…

Delo.autor

Leave a Comment