Formula 1 Sport

Formula 1 synon një revolucion në sistemin e penalizimit të pilotëve

Liberty Media synon që brenda 2-3 sezoneve të heqë sistemin e penalizimit të pilotëve në startin e garës në rast se ata bëjnë ndryshime të makinave.

Në vitin 2021, synohet që rregullorja e penalizimeve të ndryshojë tërësisht, për të mos dënuar pilotët dhe skuadrat që bëjnë modifikime që vijnë për arsye të ndryshme. Kjo çështje do të hidhet për diskutim në mbledhjen e radhës së drejtuesve të FIA-s me drejtuesit e skuadrave.

Drejtori i garave Charlie Whiting ka shpjeguar se ideja është një rinovim tërësor i sistemit të penaliteteve që pilotët pësojnë para garave, në mënyrë që ato të ulen në minimum. Dënimet më të mëdha nga komisarët e garës vijnë në rastet kur bëhet ndryshimi i kambios, por sistemi aktual i penalizimit do të jetë në fuqi deri në vitin 2021. Objkektivi i FIA-s është që penalitetet të zbatohen vetëm kur kalohet një numër i caktuar i kambios nga rregullorja.

Related posts

KLUBI NË KRIZË/ Presidenti Laporta gjen pasardhësin e Koeman, ja dy kantidatët kryesorë..

Delo.autor

NJË MUAJ PAS MOMENTIT QË TRONDITI FUTBOLLIN/ Eriksen shfaqet në rrugët e Kopenhagenit me… (FOTO)

F.autor

Starti i keq i Interit, Spalletti: Jemi anti-askushi!

Isa.Autor

Leave a Comment