Futboll Sport

Vllaznia në ankth, Kamza i buzëqesh pjesës së parë

Ndeshja më emocionuese e kësaj jave është ajo ndërmjet Vllaznisë dhe Kamzës. Shkodranët dhe kamzalinjtë luftojnë për mbijetesë, vendasve i bën punë vetëm fitorja, ndërsa miqtë mund të jenë të kënaqur dhe me barazim, pasi ruajnë distancën prej 2 pikësh. Pjesa e parë e ndeshjes mbaroi me rezultatin 0-0 dhe ky rezultat i shkon më shumë për shtat skuadrës mike.

Pjesa e parë – 45 minutat e para të takimit nuk ishin aspak të bukura. Loja ishte nën nivelin mesatar, ndërsa skuadra kuqeblu u mundua të shihte më përpara takimit. Nga krahu tjetër, miqtë zhvilluan lojën e tyre. Të dy skuadrat ishin të kujdesshme dhe nuk rrezikuan shumë. Kamza u vendos mirë taktikisht dhe nuk kaloi në aventura, po ashtu dhe ekipi i trajnerit Gjoka që u rreshtua në ekuilibër. Nuk kishte probleme taktike, por shumë e brishtë në sulm. Sukaj dhe Çinari nuk arrijnë të gjejnë njëri-tjetrin, por tentojnë me gjuajtje sporadike. Pjesa e dytë pritet të ketë më shumë emocione, pasi Vllaznisë nuk i duhet aspak barazimi, ndërsa Kamza mund të përfitojë.

Vllaznia-Kamza 0-0

Vllaznia: Sherri, Gocaj, Malota, Berisha, Mersini, Krymi, Vucaj, Lika, Çinari, Ribaj, Sukaj. Trajner: Ernest Gjoka

Kamza: Avdyli, Frashëri, Zefi, Çukoviç, Idrizaj, Fili, Malaj, Arrabal, Zguro, Mehmeti, Plaku. Trajner: Julian Ahmtaj
Gjyqtarë: Kridens Meta, Ergin Doda, Nertil Bregasi
Pas porte: Laver Alla, Orlando Kuka

Jashtë ndeshjes

Tifozët e Kamzës janë akomoduar në një nga tribunat e stadiumit “Loro Boriçi”. Ata janë të paktë në numër dhe numërohen në gishtat e njërës dorë. Kamza ka vuajtur gjatë gjithë sezonit për tifozët.

Postimi i Edi Martinit

Ish-lojtari i Vllaznisë, Edi Martini, ka lënë këtë postim në profilin e tij në “Facebook”. Ai bën krahasimet ndërmjet kohës kur ishte ai fëmijë dhe djali i tij. Legjenda shkodrane evidenton faktin se kur ishte ai fëmijë, Vllaznia luftonte për kampionat, ndërsa tani gjendja është katastrofë. /EDS

Related posts

GJERMANIA “TËRMET 8 BALLË”/ Marco Reus shënoi ndaj Estonisë golin më të bukur të karrierës

Delo.autor

KUPA E ITALISË/ Atalanta dhe shqiptarët “SHKATËRROJNË” “Zonjën e Vjetër”

Delo.autor

REAL MADRID-BARCELONA/ Zidane i beson Marcelos dhe Kroos, Setien rikthen të preferuarin e Messit (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment