Futboll Sport

Portat e finales së Brazil 2014 dalin në ankand

Portat e finales së Kupës së Botës në Brazil do të dalin në ankand në Gjermani.

Dy portat e ndeshjes së fundit e cila përfundoi 1-0 në favor të Gjermanisë ndaj Argjentinës do të çmontohen ditën e shtunë nga stadiumi mitik Maracana dhe do të nisen menjëherë në Gjermani.

Kështu raporton gazeta e mirënjohur braziliane O Globo.

90% e fitimeve do të dhurohen për bamirësi, ndërsa 10% do t’i shkojnë stadiumit. Në finalen e Brazilit, Gjermania arriti të fitonte kupën e katërt në historinë e saj. Në minutën e 113-të ishte Mario Gotze ai që shënoi golin e vetëm të takimit.

Stadiumi legjendar Maracana nuk po kalon një moment të mirë. ai është përfshirë në një skandal korrupsioni. Kohët e fundit, shumë rrallë zhvillohen ndeshje në stadiumin legjendar.

Related posts

PAS FITORES NDAJ EGNATIAS/ Josa: 5 titujt e mi kampion? Mua më intereson vetëm…

Delo.autor

CHAMPIONS CUP/ PSG-ja fiton miqësoren e luksit përballë Atletico Madridit (VIDEO)

Sadik.Autor

“EURO 2020″/ Verrati titullar. Si priten rreshtimet në ndeshjen Itali-Austri

Delo.autor

Leave a Comment