Futboll Sport

“Këpuca e Artë”, mesjava favorizon Ali Sowe

Gjuetia për “Këpucën e Artë” të Superiores vijon të jetë e egër, pasi askush nga pretendentët nuk po arrin të krijojë shkëputjen e duhur, kur kanë mbetur 4 javë deri në fund. Megjithatë, duke parë sfidat e javës së 33-të, e kupton që në këtë garë ka një të favorizuar, të paktën për këtë raund të kampionatit.

Ali Sowe po kalon një moment të mirë dhe ndaj Laçit tregoi se është rikthyer pas një periudhe dëmtimi, por mbi të gjitha pas duelit direkt të humbur me Gurin në sfidën Skënderbeu-Kukësi. Të mërkurën 24-vjeçari ka mundësinë më të mirë të sulmojë shkodranin e Kukësit, pasi Skënderbeu luan transfertën më të lehtë në letër, atë ndaj Lushnjës.

Në “Roza Haxhiu” korçarët shihen si favoritë dhe Ali Sowe pritet të thotë fjalën e tij falë cilësive që disponon. Për më tepër, që përballë është skuadra me mbrojtjen më të dobët të kampionatit me 71 gola të pësuar, ndërsa korçarët kanë sulmin më të fortë me 61 realizime. Disi më e vështirë, duket situata për Sidrit Gurin, me Kukësin që udhëton në “Niko Dovana”, edhe pse për shkodranin asgjë nuk është e pamundur.

24-vjeçari, që po shënon rregullisht, mund të jetë në qendër të vëmendjes së mbrojtjes kundërshtare edhe në Durrës, me Teutën që është në kërkim të pikëve të mbijetesës. Akoma më e vështirë shihet kjo javë për sulmuesin e Laçit Reginaldo, që ashtu si Swue shënoi dy gola në përballjen me Skënderbeun. 28-vjeçari po kalon gjithashtu një moment të mirë, madje më i miri në karrierë, edhe pse rekordin mund ta përmirësojë më tej. Rikthehet nga pezullimi Kristal Abazaj, autor i 12 golave, por kreu për të është shumë larg.

Related posts

Zyrtare/ Samuel Bastien arrin marveshjen me Standard Liege në Belgjikë

Sadik.Autor

PËRBALLJA NDAJ SKËNDERBEUT/ Ja pse “të kuqtë” nuk mundën të prenotonin “Air Albania”-n

Delo.autor

KEITA BALDE TEK INTERI/ Fansat janë duke e pritur atë së bashku me të dashurën e tij seksi

Isa.Autor

Leave a Comment