Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ Alexis pranon vuajtjet: Nuk po arrij të përshtatem tek United

Alexis Sanchez ka pranuar se muajt e parë te Manchester United kanë qenë jo të mira.

Kiliani është kritikuar globalisht pas paraqitjes së dobët në finalen e FA Cup ku Djajtë humbën ndaj Chelsea-t.

Dhe Sanchez ka zbuluar se nuk është përshtatur akoma me stilin e lojës së Mourinho-s.

“Mendoj se në çdo ndeshje ku kam luajtur e kam pasur të vështirë të adaptohem me stilin e lojës,” shprehet Sanchez.

“Mendoj se United është një klub i madh në nivel botëror sidomos në Angli ku është më i madhi. Gjithmonë do të fitojë dhe të luftojë në të gjithë frontet dhe kjo është arsyeja pse erdha këtu.”

Unitet e mbylli sezonin pa asnjë trofe dhe roli i Sanchez është vënë në dyshim.

Related posts

Napoli, Sarri zbulon “sekretin” e përmbysjes kundër Chievo

Sadik.Autor

ËNDËRR E BËRË REALITET/ Paqueta: Transferimi im tek…

Isa.Autor

SFIDA NDAJ KOMBËTARES PËR “KATAR 2022″/ Harry Kane nuk shënon që prej 2019, ja formacioni i mundshëm…

Delo.autor

Leave a Comment