Futboll Sport

Vëllazërorja mbyllet në paqe, barazim mes Shqipërisë dhe Kosovës

Dita e sotme ishte mjaft e veçantë për Kombëtaren e moshave të Shqipërisë dhe atë të Kosovës. Një ndeshje miqësore ndërmjet ekipeve të moshave U-15 u luajt në stadiumin e Shkodrës, “Loro Boriçi”. Duke shfrytëzuar dhe faktin se skuadra e Vllaznisë luan në Vlorë kundër Flamurtarit dhe ky impiant ishte i lirë.

Kombëtarja shqiptare e futbollit e moshës U-15 e drejtuar nga trajneri Eqerem Memushaj, ka barazuar sërish në miqësoren e dytë Shqipëri U-15 Kosovë U-15 me rezultatin 1-1. Takimi u luajt sot në orën 12:00 në stadiumin “Loro Borici” të qytetit të Shkodrës. Kjo ishte përballja e dytë në harkun e tre ditëve pasi ndeshja e parë miqësore u zhvillua në qytetin e Elbasanit, datë 3 maj ora 16:00 stadiumi “Elbasan Arena” dhe përfundoi me rezultatin e njëjtë 1-1.

Sfida ndërmjet përfaqësueseve ka qenë e ekuilibruar për të dyja ekipet të cilat kishin në fushë futbollistë të datëlindjes 2003-2004. Kosova U-15 ka kaluar e para në avantazh me anë të futbollistit Mahmuti në minutën e 15-të dhe në minutën e 35-të ka barazuar Mezani për Shqipërinë. Edhe pjesa e dytë ka ruajtur të njëjtin rezultat midis dy përfaqësueseve. Këto sfida i shërbyen teknikut Memushaj për të vëzhguar grupin dhe për ta konsoliduar atë para ndeshjeve të rëndësishme dhe zyrtare të këtij ekipi. Takimet me Kosovën ishin dhe një mesazh i qartë që mes Kombëtares së Shqipërisë dhe Përfaqësueses së Kosovës nuk ka probleme, por gjithçka mes Federatave shkon për bukuri. A duhet ta besojmë këtë? Duam ta besojmë, por përplasjet e fundit për lojtarët të bëjnë të mendosh të kundërtën. /EDS

Shqipëri – Kosovë 2-2
Shënues: ’35 Mezani/ ’15 Mahmuti

Shqipëria U-15: Marku, Toska, Preka, Mataj, Lulja, Pengu, Mezani, Koduzi, Arapi, Papaj, Sula.

Related posts

“KJO SKUADËR DO TË NA ARGËTOJË”/ Legjenda Puyol: Ja basti që kam vënë pasi Xavi mori drejtimin

Delo.autor

MBROJTËSI SHQIPAR DREJT LARGIMIT NGA ARSENAL/ Gjigandët turk gati të “RRËMBEJNË” Shkodran Mustafin për…

Delo.autor

SYNON PËRFORCIME TË MËDHA NË VERË/ Ja oferta “GALOPANTE” e Manchester United për de Ligt

Delo.autor

Leave a Comment