Futboll Premier League Sport

Premier League/ Chelsea – Huddersfield, londinezët synojnë një vend në Champions

Chelsea dhe Huddersfield pritet të jetë një betejë e vërtetë për të dyja ekipet pasi londinezët synojnë një vend në Champions League, ndërsa miqtë janë në garë për të qëndruar edhe një vit në elitën e futbollit britanik.

Huddersfield do të ishte shumë i kënaqur edhe me një pikë, për të pasur siguri matematike dhe ata kanë marrë besim edhe nga barazimi 0-0 në fushën e Manchester City gjatë fundjavës së kaluar, ndërsa Chelsea nuk ka asnjë zgjidhje tjetër veç fitores.

Ekipi i Conte ka fituar në katër ndeshjet e fundit, përfshi atë ndaj Liverpool dhe humbja e Tottenham ndaj WBA i ka dhënë shpresë për të arritur një nga katër vendet e para.

Duket se “blutë” kanë zgjidhur problemet në mbrojtje ku pësuan 23 gola në 16 ndeshje, ndërsa në katër ndeshjet e fundit kanë pësuar vetëm një gol.

Olivier Giroud është futbollisti më i formë i Chelsea me katër gola të shënuar në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha veprimtaritë.

Nga ana tjetër, golashënuesi më i mirë i Huddersfield, me shtatë gola në këtë sezon, Steve Mounie, nuk e gjen rrugën e rrjetës prej 300 minutash.

Ecuria me katër fitore dhe një barazim në pesë ndeshjet e fundit ka qenë më e mira për Chelsea në periudhat prej pesë ndeshjesh gjatë këtij sezoni.

Ndërkohë, të tetë ndeshjet e fundit në Premier League, të luajtura nga Huddersfield janë mbyllur me më pak se tre gola, pra poshtë 2.5 gola. 61% e ndeshjeve të tre në këtë kampionat nuk kanë pasur tre gola…

Related posts

LAJMI I FUNDIT/ Nuk ka dyshime, INTER vesh zikaltër nënkampionin e botës

Isa.Autor

SPEKTAKOLARE/ Arena Kombëtare në fazën e fundit, pritet me padurim dita e hapjes (VIDEO)

Isa.Autor

NIS PËRGATITJET PËR SEZONIN E RI/ “Demi” Lautaro i dërgon mesazh të fortë Inzaghit, stërvitet me klubin…

Delo.autor

Leave a Comment