Futboll Sport

Iniesta: Botërori i 2026 të zhvillohet në Marok!

Maroku ka bërë ofertë në FIFA për të organizuar Botërorin e vitit 2026 dhe për këtë gjë ata kanë marrë edhe mbështetjen e yllit dhe tashmë legjendës së Barcelonës, Andres Iniesta

Vendi i Afrikës veriore në këtë garë do të sfidohet nga kërkesa e SHBA, Meksikës dhe Kanadës të cilët kanë dërguar kërkesë të martën, derisa fituesi do të shpallet të martën në kongresin e 81’të të International Sports Press Association (AIPS) në Bruksel.

Ish sekretari gjeneral i Federatës së Futbollit të Marocos, Hicham el Amrani ppritet që të jetë në Bruksel  për të hedhur votën për mbajtjen e Botërorit 2026, pas kongresit të FIFA që do të mbahet në Moskë me 13 qershor.

El Amrani do të përballet më 200 gazetarë nga 100 vende të botës ku përballë do ta këtë edhe prezantimin e Presidentit të Federatës Amerikane të Futbollit Carlos Cordeiro, të presidentit të Federatës së Futbollit të Meksikës Decio De Mari dhe të Federatës Kanadeze të Futbollit Peter Montopol.

Kështu që përkrahja e Iniestas vije pak para se të bëhet prezantimi zyrtar i Marokos në kongresin e AIPS që është krucial për vendimin e kongresit të FIFA’së që mbahet një ditë para fillimit të Botërorit në Rusi.

“Maroko është një vend i madh, shumë afër vendit tim. Fatkeqësisht, nuk e kam vizituar shumë por do të kalojë kohë atje”, citohet të këtë thënë Iniesta për Moroccoëorldneës.

Edhe lojtarë të tjerë të Spanjës e kanë përkrahur Marokon për këtë nominim dhe është ky David De Gea, kurse fituesi i Botërorit të vitit 2002, Ronaldinho po ashtu ka dhënë mbështetjen e tij për Marokon.

Maroko mund të merr përkrahjen edhe të shumë vendeve europiane për shkak se ky vend ka lidhje të mëdha me Europën. Atë pritet që ta përkrahin në këtë kandidaturë, Franca, Belgjika dhe Rusia.

Për Marokon kanë votuar edhe 57 anëtarët e Organizatës Botërore Islamik të dielën të cilët kanë kërkuar që të gjithë muslimanët ti japin përkrahje Marokos.

OIC ka në gjirin e vet disa vende afrikane, aziatike dhe dy vende jugamerikane si dhe Shqipërinë që është i vetmi anëtar europian në këtë organizatë.

Oferta e Marokos për ta organizuar Botërorin përfshin 12 stadiume më 12 qytete mikëpritëse të cilët stadiume do të rriten për 48 skuadrat pjesëmarrëse më 785 milionë dollarë bileta në shitje.

Oferta do ta këtë përballë ofertën e përbashkët amerikane në të cilën janë përfshirë hyrje totale nga biletat në vlerë prej 1.2 miliard dollarë.

Related posts

Ideja gjeniale e tifozit turk, e dënuan për një vit, por…

Sadik.Autor

Humbja ndaj Suedisë, Petkovic: Lojtarët nuk dhanë maksimumi

Isa.Autor

“DUHEJ TË KISHA REAGUAR…”/ “Sir” Ferguson pranon gabimin me Messin në finalen e Champions-it 2011

Delo.autor

Leave a Comment