Futboll Sport

“MJAFT MË”/ Presidenti i Napolit shpërthen ndaj gjyqtarëve: Nuk vazhdohet kështu

Ashtu siç pritej, nuk mungoi shpërthimi i presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentiis ndaj arbitrimit, pas ndeshjes me Atalantën, që përfundoi me rezultatin 2-2, por mes polemikash të pambarimta.

Numri një i klubit napolitan sulmoi dyshen drejtuese të arbitrave, Rocchi dhe Nicchi, duke thënë se nuk po bëjnë si duhet punën e tyre dhe se duhet të japin llogari në respekt të tifozëve, por edhe milionave që investojnë presidentët.

“Ka ardhur momenti që Nicchi dhe Rocchi të japin llogari për punën e tyre, sepse deri tani nuk e kanë bërë aspak mirë. Ishte një penallti e madhe për ne, që dukej edhe në shpejtësinë e aksionit, por nuk e kuptoj pse arbitri nuk shkoi ta shohë në VAR. Nëse kemi teknologjinë, më mirë e përdorim, sesa lëmë të shkaktohet kaos për 9 minuta dhe pastaj të gabohet. VAR është aplikuar për të vënë drejtësi dhe në respekt të tifozëve, por edhe të ne presidentëve që hedhim paratë, duhet që aksioni të rishikohet. Ka 30 vite që sistemi në Itali është i njëjtë dhe nuk mund të vazhdohet kështu”, tha De Laurentiisë

Related posts

“KAMPIONATI NUK ËSHTË I LEHTË”/ Hernandez: I lumtur te Milani si ditën e parë, shiriti i kapitenit më bën…

Delo.autor

NEYMAR I MUNGON MSN/ Por a do ta rikthejë Barça?

Isa.Autor

MUNGON AGOLLI/ Ja kush do të jetë kapiteni i Kombëtares

Isa.Autor

Leave a Comment