Futboll Sport

A është kjo një hakmarrje e Skënderbeut ndaj Partizanit?

Asgjë nuk ndodh rastësisht. Skënderbeu luan sot në transfertë kundër Partizanit dhe kërkon fitoren, që do ta afronte edhe më shumë me titullin kampion. Korçarët kanë mungesa të rëndësishme për këtë takim, teksa Shehi ende nuk është rikuperuar, ndërsa Jashanica është i pezulluar nga UEFA për doping, por njëkohësisht është edhe i dëmtuar dhe ka kryer një operim në gju. Ali Soëe dhe James Adeniyi janë lojtarët e tjerë që kanë vënë së fundmi në pozitë të vështirë trajnerin Ilir Daja, i cili është dashur të gjejë një zgjidhje  për sulmin.

Tekniku kryeqytetas ka zgjedhur Emiljano Vilën, durrsakun që korçarët e afruan në janar dhe u largua nga Partizani si i panevojshëm. Mesfushori do të luajë në majë të sulmit, rol që e ka mbuluar në ditët e tij më të mira, por edhe në një takim tjetër me Skënderbeun këtë sezon. Veç kësaj, edhe klubi i ka dhënë një rol qendror Vilës, duke e përzgjedhur për posterin e “Match Day”. “Shkojmë për 3 pikë të tjera drejt titullit. Bashkë ia dalim”, shkruhet në faqen e klubit korçar.

Nëse Vila do arrijë edhe të shënojë gol, atëherë do të ishte një “hakmarrje” e ëmbël e mesfushorit ndaj Partizanit. Skënderbeu ka ditur si ta motivojë dhe me siguri ai do të ketë një marsh më tepër. Nëse të kuqtë e nisën me shpërndarjen e eventit të Guerrils, ku Skënderbeu ishte zëvendësuar me Hamzain, korçarët janë më të moderuar, ngacmojnë më me lezet.

Related posts

TURPËROHEN NË “OLD TRAFFORD”/ Shikoni si Sulmuesi i Wolves “poshtëron” 3 mbrojtësit e “Djajve të Kuq” (VIDEO)

Delo.autor

E FUNDIT/ I plotësohet DËSHIRA MESSIT, ja kush po LARGOHET nga “Camp Nou”

Isa.Autor

FORMULA 1/ Shefi i Ferrarit: Kemi prekur fundin, Leclerc është një djalosh që ka nevojë të rritet

Delo.autor

Leave a Comment