Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ Leicester – Arsenal, “topçinjët” kërkojnë t’i jap një lamtumirë sa më dinjitoze trajnerit Wenger

Leicester do të presë Arsenal për javën e fundit të Premier League. Praktikisht ekipi i Claude Puel e ka mbyllur para kohe sezonin me vetëm një pikë të marrë nga 15 të mundshme, pa gjetur rrugën e rrjetës në tre ndeshjet e fundit.

Nga ana tjetër, Arsenal e ka të qartë se në sezonin e ardhshëm do të luajë në fazën me grupe të Europa League, si vendi i gjashtë në Premier League, por tanimë kërkon t’i jap një lamtumirë sa më dinjitoze trajnerit Arsene Wenger, i cili do të largohet në fund të sezonit, pas 22 viteve në krye të “topçinjve”.

Ndërkohë, është disi surprizë që Leicester i Mahrez dhe Vardy ka sulmin që ka shënuar më pak gola në këtë sezon të Premier League. Gjithsesi, ata mund të bazohen te rekordi negativ i Arsenal në transfertë. Londinezët kanë pësuar gjashtë humbje radhazi në fushën e tyre dhe kjo nuk ndodhte që nga viti 1966. Ndoshta kjo ka qenë një nga arsyet që shënoi mbylljen e epokës Wenger.

Me dy gola në pesë ndeshjet e fundit, mesfushori i Leicester, Vicente Iborra, ka qenë i vetmi futbollistë në formë për Leicester, teksa ai do të jetë në kërkim të golit të parë në karrierë në “King Power Stadium”.

Arsenal ka dominuar historinë e përballjeve me Leicester duke fituar 68 nga 138 ndeshjet mes tyre. “Topçinjtë” nuk kanë humbur asnjë nga katër vizitat e fundit në Leicester, duke barazuar në tre prej tyre.

Tetë nga dhjetë ndeshjet e fundit në kampionat të Arsenal kanë prodhuar tre ose më shumë gola, ndërsa vlen për t’u përmendur se tetë nga dhjetë ndeshjet e fundit mes Leicester dhe Arsenal kanë dalë gol/gol, pra të dyja ekipet kanë shënuar.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Bayern Munich-Hertha Berlin. Rezultati 2-2

Delo.autor

HAKMARRJE EPIKE E MODRIÇ NDAJ SALAH/ Ja çfarë i tha kroati sulmuesit të Liverpulit pas finales së Champions-it

F.autor

TMERRI FRANCË-GJERMANI/ Kur mijëra tifozë pushtuan fushën e “Stade de France”

Delo.autor

Leave a Comment