Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ Marcos Silva është trajneri i ri i Everton

Marco Silva është emëruar trajneri i ri i Everton.

Portugezi që ka qenë te Hull dhe Watford do të jetë pasardhësi i Sam Allardyce, i cili u largua në fund të sezonit pas pesë muajsh e gjysmë.

Everton donte të afronte Silva-n që në verën e kaluar por Watford nuk kërkonte ta lëshonte trajnerin, të cilin e shkarkoi vetëm disa muaj më vonë.

“Jam shumë krenar të jem trajneri i ri i Everton,” shprehet Silva. “Po pres me padurim të filloj këtë aventurë të re.

“Dua të falënderoj bordin drejtues që kanë besim te puna ime. E di mirë historinë e madhe të Everton dhe jam i sigurt që me bashkëpunimin e të gjithëve do të ngjitemi lart.

“Kemi shumë punë për të bërë në muajin e ardhshëm për të përgatitur gjithçka ashtu siç duhet. E di se çfarë presin tifozët, ata nuk duan vetëm rezultate. Dua që ata të jenë krenarë kur të shohin ekipin në fushë.”

Related posts

“KEMI FITUAR 10 LOJTARË TË RINJ”/ Edi Reja: Do ta godasim Lituaninë tek pikat e dobëta

Delo.autor

LIVE/ Skënderbeu zhgënjen në pjesën e parë, Mala bën me “krahë” Partizanin (VIDEO)

Delo.autor

KRITIKON RONALDON PËR NDESHJEN NDAJ YOUNG BOYS/ Ferdinand: Po të isha në vend të Solskjaer…

Delo.autor

Leave a Comment