Sport Të tjera

Giro d’Italia/ Viviani arrin një tjetër fitore

Nga shkretëtira lulëzon suksesi i dytë radhazi i çiklistit Elia Viviani. Pas triumfit në Tel Aviv, kampioni olimpik e tregoi veten edhe në Eilat në Detin e kuq, në etapën e tretë të Giro d’Italia-s, që po e shfaq gjithnjë e më shumë veronezin e ekipit të Quick-Step Floors protagonist në sprint.

Në fillim ishte irlandezi Sam Bennett, që e mori kryesimin duke e lënë italianin. E megjithatë Viviani arriti që të merrte fitoren duke shpërthyer gjatë garës e duke marrë fitoren. Kjo është e treta në Giro d’Italia dhe e teta në një vit 2018 për t’u vlerësuar.

Me suksesin e dytë, Viviani forcon lidershipin me fanellën ciklamin. Në vend të dytë doli Sacha Modolo, kure në të tretin Bennett. Kalimi i Negev-it bëri që situata në renditjen e të mëdhenjve të mos ndryshojë. Rohan Dennis mban fanellën ngjyrë rozë me 1 sekondë diferencë krahasuar me Tom Dumoulin. Belgu Campenaerts u vonua 31 sekonda dhe humbi vendin e tretë, i cili tani zihet nga portugezi Gonçalves dhe britaniku Dowsett (+ 17’’). E hëna do të jetë pushim dhe Giro-ja do të nisë të martën më 8 maj në Itali, në etapën 4 ku do të përshkohet itinerari Catania-Caltagirone i gjatë 198 km.

Related posts

Kosova U18 në basketboll, kampione e divizionit C të Europës

Sadik.Autor

TIRANA ME GJEST TË MADH/ “Bardheblutë” publikojnë pamjet nga momenti kur ndihmuan të prekurit e tërmetit (VIDEO)

Delo.autor

RIKTHEHET ZIZU/ Franca apo Juve? Në lojë edhe Deschamps (FOTO)

F.autor

Leave a Comment