Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ Ngre trofeun e Këpucës së Artë, Salah vërshëllehet nga tifozët (VIDEO)

Mohamed Salah ka fituar Këpucën e Artë me 32 golat e shënuar në Premier League gjatë sezonit të parë që pas rikthimit. Ishte një vit fantastik për egjiptianin, i cili udhëhoqi Liverpool drejt një vendi mes katër më të mirëve.

Gjatë ngritjes së trofeut ama, e gjithë vëmendja shkoi te vajza e tij simpatike. Teksa ajo po vraponte duke luajtur me topat në hyrje të fushës, të gjithë tifozët ishin duke e duartrokitur me të madhe. Aq shumë kishte tërhequr vëmendjen e tyre, saqë kur Salah u afrua për të prezantuar trofeun stadiumi e priti me një vërshëllimë.

E gjitha ishte pjesë e shakasë, pasi më pas rifilluan duartrokitjet dhe brohoritjet për sulmuesin.

Related posts

ZBULON SKANDALIN/ Ish-arbitri Jemini: Gjyqtari kandidat për stemën e FIFA-s la arbitrimin se u dënua nga…

Delo.autor

EDY REJA NIS ME NDRYSHIME NË KOMBËTARE/ Ja emri i parë i listës së qershorit

Delo.autor

Zidane: Ronaldo është nga një tjetër planet

Q.Autor

Leave a Comment