Futboll Sport

KËRKOJNË SHËRBIMET E YLLIT TË PREMIER/ “Katalanasit” sfidon Real Madridin për sulmuesin e “Djajve të Kuq”…

Barcelona i është bashkuar Real Madridit në garën për firmën e sulmuesit të Manchester United Marcus Rashford.

The Sun ka zbuluar gjatë vitit të kaluar se Real kërkonte shërbimet e yllit anglez.

Tani, sipas Mundo Deportivo, Barça gjithashtu e ka identifikuar si një blerje potenciale.

Drejtuesit e Barça-s janë tifozë të mëdhenj të sulmuesit 21-vjeçar, i cili ka shënuar nëntë gola në Premier League këtë sezon.

Megjithatë, ata kanë frikë se Rashford do të kushtojë mbi 100 milionë euro teksa nuk ka klauzolë lirimi.

Mesa duket e vetmja mënyrë për të blerë sulmuesin është vetëm nëse bisedimet e rinovimit me klubin e Old Trafford do të dështonin.

Rashford ishte gati të fliste me Real Madrid gjatë nëntorit të kaluar pasi nuk ishte pjesë e skuadrës së Jose Mourinho-s.

Megjithatë, nën drejtimin e Solskjaer, ai është kthyer në një prej lojtarëve më të mirë të skuadrës.

Related posts

Hidhen poshtë spekulimet për largimin drejt Anglisë, Bale do të qëndrojë tek Reali

Q.Autor

Dështuan keq në Rusi 2018, parlamenti egjiptian hap hetim për…

Sadik.Autor

BURTON – MANCHESTER CITY/ Ekipi i Guardiolës do të luajë për statistika (FORMAICIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment