Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ Pochettino do 180 mln € për merkaton dhe “blindimin” e yjeve si Kane dhe Alli

Mauricio Pochettino do t’i kërkojë klubit të Tottenham 180 milionë euro për të shpenzuar në merkato për të përforcuar ekipin këtë verë.,

Trajneri i Spurs pritet të takohet me shefin Daniel Levy dhe pronarin miliarder Joe Lewis këtë javë dhe kërkon garanci se paratë do të mundësohen për ta ndihmuar të luftojë për titullin sezonin e ardhshëm.

Ai gjithashtu do që yjeve të ekipit t’u ofrohen kontrata të reja në prag të Kupës së Botës, duke i blinduar për një kohë afatgjate në Londër.

Levy kërkon që Poch të rinovojë kontratën për 10 milionë në vit.

Por trajneri i Spurs kërkon të dijë drejtimin e klubit pasi shpenzoi 1 miliard euro për stadiumin e ri përpara se të rinovojë.

Pochettino ka pranuar se klubi nuk mund të konkurrojë financiarisht me rivalët në krye të Premier League.

Por ai mendon se ka nevojë për një skuadër të aftë për të garuar në të gjitha kompeticionet.

Rinovimi me Kane, Alli, Eriksen, Vertonghen, Dier dhe Lloris është jetësor për planin e tij.

Poch gjithashtu kërkon lejen të shesë këdo që mendon se mund ta zëvendësojë.

Alderweireld, Rose dhe Dembele mund të largohen gjatë verës.

Zaha dhe Sessegnon janë në krye të listës së dëshirës së trajnerit dhe po monitorohen me kujdes.

Related posts

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Pochettino gjen zëvendësuesin e Harry Kane, tenton sulmuesin e Liverpoolit…

Delo.autor

POGBA NUK DO JETË I VETMI/ Juventusi përgatit një tjetër rikthim të bujshëm në skuadër

F.autor

“EURO 2020″/ Eliminimi i kombëtareve “big” ndryshon parashikimet, Italia zbret në vendin e dytë. Ja koeficientët…

Delo.autor

Leave a Comment