Futboll Sport

Zyrtare/ Ish-ylli i Milanit trajneri i ri i Perugia-s

Ish-mbrojtësi i Italisë dhe Milanit, Alessandro Nesta, ka konfirmuar se do të marrë drejtimin e ekipit të Serie B, Perugia. Për mediat italiane, Nesta është shprehur i lumtur për këtë marrëveshje.

“Nuk më kujtohet hera e fundit që isha në këtë stadium. Unë vij këtu me entuziazëm të madh. Ky është një klub i vërtetë futbolli. Ekipi është i fortë dhe do të jetë me mua dhe me çdo trajner tjetër”.-tha Nesta.

Në stolin e Perugia, 42 vjeçari do të zëvendësoi të shkarkuarin Roberto Breda pavarësisht se i siguroi fazën e “play-offit” që të dërgon në Seria A vitin e ardhshëm. Kjo do të jetë eksperienca e dytë e Nestës në një ekip, pas asaj në skuadrën e dytë të ekipit amerikan Miami FC.

Related posts

Franca shuan ëndërrën e Kroacisë, “Gjelat” në çatinë e botës

Isa.Autor

Juventus 80 milionë euro për Milinkovic/ Lazio jep këtë përgjigje

Sadik.Autor

“JETA E DYTË NË FUTBOLL”/ Marchisio: I qëndrova besnik Juves, e kam refuzuar dy herë Milanin!

F.autor

Leave a Comment