Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ Tifozët e United në ankth, John Terry mund të jetë asistenti i ri i Mourinhos

John Terry është një figurë e urryer e tifozëve të Manchester United, kjo pasi ka qenë një nga rivalët më të fortë gjatë kohës kur ishte te Chelsea.

Por, megjithëse ideja se ai mund të jetë pjesë e stafit teknik të Djajve mund të duket qesharake, është një mundësi duke parë deklaratën e fundit të Jose Mourinho-s.

Komentet e fundit të trajnerit portugez për sa i përket asistentit të ardhshëm pas largimit të Rui Faria-s kanë bërë tifozët e United të mendojnë se një nga kandidatët mund të jetë edhe Terry.

Mourinho ka sqaruar se do të përzgjedhë shumë shpejt asistentin e tij, duke shtuar se aktualisht nuk mund t’ia përmendë emrin për shkak se ai është akoma pjesë e një klubi tjetër.

“Është një person që ka punuar me mua më parë por nuk mund t’ia them emrin pasi është akoma i lidhur me një klub tjetër,” ishin fjalët e tij ekzakte.

Shumë tifozë në Twitter janë frikësuar se emri i tij mund të jetë John Terry, duke parë se ata kanë punuar më parë së bashku dhe anglezi është pjesë e Aston Villa-s.

Related posts

COPPA ITALIA/ Pas 16 minutash lojë, Ylli Morata mposht Berishën nga pika e bardhë dhe zhbllokon sfidën (VIDEO)

Delo.autor

U PEZULLUA NGA KLUBI SEPSE DHUNOI TË DASHURËN/ Tifozët i japin “goditjen” e fundit sulmuesit të “Djajve të Kuq” (VIDEO)

Delo.autor

E PARITUR/ Mediat greke kritikojnë Bashën, tekniku spanjoll merr vendimin drastik…

Isa.Autor

Leave a Comment