Futboll Premier League Sport

Premier League, tre skuadra “big” diskutojnë për një vend në Champions

Ishte vetëm një muaj më parë, kur Chelsea e gjente veten 10 pikë pas Tottenham-it në garën për një vend në Champions League sipas renditjes së Premier League. Sot jemi pesë ndeshje më pas dhe Antonio Conte ka shanse të vërteta që të arrijë një vend në katërshen e parë për të kapur diçka nga ajo mbrojtje e titullit të vitit të shkuar.

Spurs-at kanë fituar vetëm një nga katër ndeshjet e tyre të fundit, atë kundër Watford-it që prej humbjes që kanë bërë ndaj Manchester City-t. Ndërsa në gjysmëfinalen e FA Cup ata u mundën nga Manchester City dhe kjo gjë e futi Mauricio Pochettino-n në telashe të vërteta.

Tottenham-it i duhen katër pikë që të garantojë një vend në katër vendet e para në përfundim të kampionatit kur i kanë mbetur dhe dy ndeshje për t’u luajtur. Të dyja do t’i zhvillojë në Wembley, kundër Newcastle dhe Leicester City-t.

“Vijon të mbetet në dorën tonë, kështu që ne duhet të punojmë fort në dy ndeshjet e ardhshme, por është shansi ynë që të jemi në Champions League sezonin e ardhshëm”, tha Mauricio Pochettino pas humbjes së fundit ndaj West Brom.

Nëse ata nuk arrijnë që të menaxhojnë pikët e kërkuara, atëherë Chelsea mund të arrijë në Champions League pas ecurisë së tyre të mirë, pasi kanë marrë katër fitore radhazi. Ndërsa Conte ka hedhur vështrimin edhe mbi Liverpool-in.

Djemtë e Jurgen Klopp kanë 72 pikë dhe iu ka mbetur vetëm një ndeshje për të luajtur në “Anfield Road” kundër Brighton më 13 maj. Atyre iu duhen padiskutim tri pikë, pasi mund të dorëzojnë edhe vendin e tretë apo të katërt të renditjes.

Tabela e Premier League

3. Liverpool – 72 pikë: Ndeshje të luajtura 37: Diferenca e golave: +42
4. Tottenham – 71 pikë: Ndeshje të luajtura 36: Diferenca e golave: +36
5. Chelsea – 69 pikë: Ndeshje të luajtura 36: Diferenca e golave: +26

Ndeshje të mbetura

Liverpool – Brighton (Anfield) – 13 maj: 15:00

Tottenham – Newcastle (Wembley) – 9 maj: 20:00

Tottenham – Leicester (Wembley) – 13 maj: 15:00

Chelsea – Huddersfield (Stamford Bridge) – 9 maj: 19:45

Newcastle – Chelsea (St James’ Park) – 13 maj: 15:00

Related posts

FLET LEGJENDA/ “MILANIT tim s’i duhej trajneri, ishte një ekip i shkëlqyer”, tani janë bër si…

Isa.Autor

“Marr 20-25 mesazhe në ditë”/ Deputeti tifoz i PARTIZANIT: Më bëjnë presion biznesmenët për lojërat e fatit

Isa.Autor

I dha ndihmën e parë Vokrrit, flet zyrtari i EULEX-it

Sadik.Autor

Leave a Comment