Futboll Sport

KOMENT/ Kamza në “luftë” me “mullinjtë e erës” por nuk dorzohet

Ekipi i Kamzës që një sezon më parë u ngjit në elitën e futbollist shqiptar arriti të befasonte opinionin futbollistik me paraqitjet sinjikative në dy fazat e para të edicionit të 79-të të Superligës. E megjithatë viti 2018 ka rezultuar katastrofal për ekipin e drejtuar nga Julian Ahmataj. Askush nuk e mendonete se ne fund të kampionatit kryeqytetasit do të luftonin për mbijetesë por e vërteta është e tillë.

Kryetari i Bashkisë së këtij qyteti shpeshherë ka bërë befasuar me deklaratat e tij duke parashikuar rezultatet e kundërshtareve, në këtë rast Vllaznisë dhe Teutës. Ky precedent si dhe shumë faktorë të tjerë e kuotojnë ekipin e Kamzës më të rrezikuar në krahasim me ndjekset edhe pse organika e kamzalinjëve është më cilsore. Jo të pakta kanë qenë rastet ku klubi në deklaratat zyrtare ka akuzuar drejtpërdrejt FSHF si një faktor përcaktues dhe devijues të garës.

Megjithatë presidenti Naim Qarri mendon se edhe i vetëm kundër të gjithve shpreson tek mbijetesa, pasi beson tek cilësia e futbollistëve që ka në dispozicion. Nëse Kamza do arrijë të qëndrojë në superligë atëherë mund të themi me plot gojë se sakrifica dhe mundi kurrsesi nuk mund të hidhet poshtë pamvarsisht padrejtësive.

Përgatiti: AlpetNews.al

Related posts

Barcelona gati të “plasë bombën” e kësaj vere, në sulm për Eden Hazard

Isa.Autor

MILAN-TORINO/ Trajneri Pioli kërkon triumfin edhe në Kupën e Italisë, Ibra rikthehet titullar (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

HYRI MES ÇIFTIT WANDA-ICARDI/ Reagon aktorja: Ai është gënjeshtar, me tha këto gjëra

Delo.autor

Leave a Comment