Futboll Sport

Shpërthen Gjyla: Dënohemi 1 milion lekë me rroga 300 mijë lekëshe

Trajneri i Lushnjes, Ilir Gjyla, foli pas humbjes me ekipin e Kukësit. Ai është mjaft i acaruar me gjykimin e takimit, pasi mendon se ekipi i tij u penalizua nga gjyqtari.
Humbja – “Të them të drejtën të vazhdosh deri në fund duhet të kesh futbollistët. Po na shterojnë futbollistë. Sefa mungon ndeshjen tjetër. Nëse ishte i verdhë për Zderic, duhet të ishte i verdhë dhe për Pepën. Ndeshjen tjetër nuk do t’i kem këta futbollistë”.
Gjyqtari  -“Nuk ofendoj gjyqtarin. Nuk dua të flas për gjyqtarët se do të marr gjoba me rroga 300 mijë lekë. Pse të flas për të marrë gjoba. Gjyqtari i keq nuk është ai që jep penallti kot kundrejt meje, por ai që jep kot penallti për çdo ekip. Ne do të mundohemi ta respektojmë kampionatin deri në fund. Ne duhet të respektojmë dhe tifozët. Futbollistëve i kam bërë të luajnë, pasi i kam thënë se ekipi jonë është më i persekutuari i futbollit shqiptar”.
Niveli i gjyqtarëve – “Pyesni ata të gjyqtarëve se sa të më pyesni mua”.

Related posts

Xavi: Ronaldo nuk mund të krahasohet me Messin

Q.Autor

Vendimi surprizë i Joakim Low, lë jashtë listës sulmuesin Leroy Sane

Sadik.Autor

“DY HERË ISHA PRANË INTER, TANI NDODHI”/ Mbrojtësi Kolarov: Conte më bindi, por pres gol ndaj…

Delo.autor

Leave a Comment