Futboll Premier League Sport

E KËRKON REALI/ Chelsea gjen në Serie A zëvendësuesin e Hazard…

Mesfushori i Lazio, Sergej Milinkovic-Savic dëshiron të shkojë te Chelsea, pavarësisht nga interesimi i madh i Manchester United, bën të ditur shtypi britanik. Ai do të jetë zëvendësuesi i Hazard.

Futbollisti i kombëtares serbe ka pasur një sezon shumë të mirë në Serie A 2017/18, duke shënuar 12 gola dhe duke “krijuar” tre të tjerë në 35 ndeshje kampionati.

Milinkovic-Savic është lakuar si një përforcim i mundshëm i “djajve”, por edhe i “bluve” të Londrës, kjo pasi edhe paraqitja e tij në “Rusi 2018” ishte shumë e mirë.

Aktualisht edhe Real Madrid po monitoron serbin.

Gjithsesi, “The Independent” shkruan sot se Milinkovic-Savic, i cili ka një vlerë rreth 150 milionë euro, do të jetë “ylli” i madh që do të marrë Chelsea, nëse Eden Hazard shkon te Real Madrid. Me pak fjalë, paràtë e ardhura nga belgu do të investohen për serbin.

Deri tani, Chelsea ka marrë dy përforcime, Jorginho nga Napoli dhe portierin Robert Green.

Related posts

PA TIFOZË NDESHJA PARTIZANI-FLAMURTARI/ Por në Elbasan Arena” luhet me policë në trubuna (FOTO)

Delo.autor

Roma- Liverpool/ Shikoni golin e parë të anglezve (VIDEO)

Sadik.Autor

ZHGËNJIMI PAS ELEMINIMIT NGA EUROPA LEAGUE/ Moratti sulmon: Interi po shkatërrohet, ky është problemi kryesor

Delo.autor

Leave a Comment