Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ Willian fshin Conten nga fotoja e festës së FA Cup

Kjo është fotoja e publikuar (e modifikuar) nga futbollisti i Chelsea-t, Willian, ku shfaqen blutë e Londrës duke pozuar për mediat pasi fituan trofeun e “FA Cup” përballë Manchester United. Në pamje të parë duket gjithçka “ok”, por një sy i kujdesshëm e dallon shumë shpejt që ka diçka që në shkon.

Për të mbuluar një pjesëtar të stafit të Chelsea-t Willian ka mbivendosur në foto tri kupa njëra mbi tjetrën. Dhe për kë bëhet fjalë? Për trajnerin Antonio Conte. Një veprim që shpjegohet me antipatinë që ka braziliani për trajnerin italian, i cili pas finales me “Djajtë e Kuq” deklaroi se nuk ka marrë asnjë ofertë dhe dëshiron të qëndrojë në “Stamford Bridge”.

Përse Willian e ka zhdukur Conten nga foto? Sepse italiani nuk e aktivizoi titullar, duke e hedhur në fushë për pak minuta, kur gjithçka ishte zgjidhur. Një veprim ku që me siguri nuk i ka pëlqyer aspak Contes, që nëse qëndron te Chelsea, do të ketë mundësinë për t’u hakmarrë me futbollistin, sigurisht në mënyrën e tij.

Related posts

MANCHESTER CITY APO LIVERPOOL? Pele bën parashikimin e tij se kush do shpallet kampion

Delo.autor

Përfundon telenovela! Lewandowski përfundimisht do t’i takojë kësaj skuadre

Sadik.Autor

BOTËRORI/ Messi e Alvarez dhurojnë spektakël, Argjentina kalon në FINALE

F.autor

Leave a Comment